Nga plakja e popullsisë te fuqizimi i grave dhe vajzave, të gjithë aktorët bashkë për zhvillimin e shoqërisë
10/04/2019 Shpërndaje

Nga plakja e popullsisë te fuqizimi i grave dhe vajzave, të gjithë aktorët bashkë për zhvillimin e shoqërisë

Në një aktivitet të organizuar nga UNFPA Albania dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në qytetin e Durrësit përmes fjalëve, gjetjeve, ekspozitave dhe ushtrimeve sportive u përcollën mesazhe domethënëse për të drejtat e njeriut. Djemtë dhe vajzat e shkollës sportive “Benardina Qeraxhiu” kishin organizuar një ekspozitë me piktura dhe mesazhe për barazine gjinore dhe luftën kundër dhunës në shoqëri, si dhe u zhvilluan aktivitete sportive për të promovuar shembullin e një jete të shëndetshme.

Gjatë aktivitetit u laçua raporti Gjendja e Popullsisë së Botës 2019 (SWOP 2019) në Shqipëri nga UNFPA, ku përmes të dhënave të siguruara u dha një panoramë e qartë e planifikimit familjar, përdorimit të metodave kontraceptive në Shqipëri si dhe u përcollën mesazhe kundrejt aktorëve të shoqërisë që të ndihmojnë të rinjtë, gratë dhe burrat për të përmbushur të drejtat e tyre riprodhuese.

Drejtorja e UNFPA për Shqipërinë Rita Columbia gjatë aktivitetit ndërsa foli për raportin në mesin e djemve dhe vajzave u bëri thirrje organeve qeverisëse të ofrojnë më shumë mundësi zhvillimi për të rinjtë. “Doja të theksoja qasjen në arsim, qasja në arsim ju ndihmon të zhvilloheni mendërisht dhe nga pikëpamja trupore. Qasje që ju ndihmon të rriteni dhe të dini si të veproni në të ardhmen tuaj. Këtë lloj arsimi që e quajmë arsim gjithëpërfshirës shoqëror, ka të bëjë shumë më tepër se kaq, ka të bëjë me arsimin, me edukimin gjatë gjithë jetës.

Këto lloj njohurish janë shumë ndihmuese për të gjithë të rinjtë por gjithashtu janë shumë më tepër ndihmuese për vajzat sepse nganjëherë vajzat përballen me më shumë rreziqe gjatë gjithë jetës së tyre.  Këto njohuri dhe aftësi ju ndihmojnë që të përballeni më mirë me këto rreziqe.

Sot do të doja ti bëja thirrje të gjithë qeverisë dhe komuniteteve që të mundohemi të çojmë përpara të drejtat e të gjithë të rinjve dhe të vajzave sepse kjo të na ndihmojnë të punojmë më tepër për rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe të plotësojmë ato objektiva që janë ndërmarrë në konferencën ndërkombëtare për zhvillimin e popullatës, para 25 vitesh. Dhe duke bërë këtë shkojmë përtej për të plotësuar ato objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm që janë ndërmarrë nga gjithë familja e OKB në Shqipëri e që mbështeten edhe nga qeveria edhe qeverisja vendore kudo në Shqipëri”, tha ndër të tjera Columbia.

Koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J Willimas gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet ndërsa vuri theksin tek të dhënat alarmante të SWOP që tregojnë se popullsia shqiptare po plaket, u bëri thirrje institucioneve që të kenë në fokus sigurinë dhe fuqizimin e gruas në shoqëri.

“Është hera e parë në histori që të gjitha vendet kanë rënë dakord për një grup objektivash të përbashkëta. Ka një lidhje të rëndësishme midis demografisë së një vendi dhe popullatës për të rritur objektivat demografike.

Në Shqipëri niveli i lindjeve është i ulët, popullata po plaket dhe ka emigrim të madh. Duhet të mendojmë çfarë ndikimi ka kjo në vend. Këto tendenca demografike ndikojnë në secilin sektor të zhvillimit të qëndrueshëm – mungesa e burimeve njerëzore në sektorin social, raporti në rritje i varësisë për shkak të shtimit të numrit të popullsisë se moshuar; rritja e presionit mbi fondin e pensioneve; rreziku i lartë për të anashkaluar të drejtat riprodhuese të grave dhe çifteve për shkak të politikave pronataliste të pabalancuara.

Faktikisht ka shumë gjëra që mund të bëjmë për gratë por duhet të ndalemi te gjërat e papërfunduara të cilat prezantohen në raportin e UNFPA. Kjo lidhet me fuqizimin e grave dhe vajzave që të kenë akses në jetë produktive në vend. Gratë duhet të jenë të pavarura në ekonomi, të përfshira në politikë. Gratë duhet të jenë më të sigurta. Dhuna ndaj grave dhe vajzave të reja, qoftë brenda martesave dhe jashtë saj është e papranueshme”, tha Williams gjatë aktivitetit.

Të dhënat e siguruara nga studimet e UNFPA japin një panoramë te qartë të përdorimit të metodave kontraceptive nga shqiptarët. Në Shqipëri, pothuajse çdo grua ka njohuri për planifikimin familjar, të paktën per një metodë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për përdorimin e kontracepsionit modern, vetëm 4 nga 100 gra të martuara e përdorin atë në të vërtetë. Sot, vetëm 6% e kërkesës për planifikim familjar është e plotesuar nga metodat moderne. Kjo do të thotë se ato mbështeten më shumë në metodat tradicionale që janë më pak efektive dhe kanë rrezik më të lartë për shtatzëni të padëshiruar dhe abort.

Përdorimi i kontracepsionit modern midis grave të martuara ështe shumë i ulët 3.7%. Ndërkohë që prezervativi mashkullor mbetet metoda më e përdorur. Sipas te dhenave shumica e grave (56.1%) që aktualisht përdorin një metodë bashkëkohore kontraceptive e kanë marrë atë nga sektori privat, ndërsa 41.9% e morën metodën e tyre nga sektori publik.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.