Nga errësira në dritë: Historia e një gruaje që zgjodhi lirinë në moshën 68 vjeçare
Në një botë ku shumëkush do të mendonte se është shumë vonë për të ndryshuar rrugën e jetës, një grua e guximshme ka treguar se asnjë moshë nuk është e vonuar për të ndërmarrë një rrugë të re. Historia e saj është një rrëfim tronditës i një jetese të marrë peng nga një martesë e gjatë e rënduar nga alkooli dhe dhuna. Ky artikull sjell një histori të vërtetë të një gruaje, identitetin e të cilës do ta mbajmë anonim për arësye që kuptohen.
Në moshën 68 vjeçare, askush nuk e mendoi se kjo grua do të merrte inicativen për të përfunduar një martesë pas 40 vitesh. Nëna e 5 fëmijëve, e njohur nga të gjithë për forcën dhe durimin e saj, ajo mbartte një secret: Në thelb, ndër sytë e fqinjëve dhe miqve të afërt, ajo ishte një heroinë e fshehur që luftonte çdo ditë me një bashkëshort të alkoolizuar.
Çdo “arësye” vlen për ata që duan të dhunojnë
Për të, çdo ditë ishte një sfidë. Dreka nuk ishte vetëm një vakt i zakonshëm, por një ngjarje e tensionuar, e cila përfundonte me akuza dhe dhunë fizike. Një darkë nuk ishte thjesht një moment pushimi, por një kohë kur akuzat e tradhëtisë krijonin një atmosferë të tmerrshme në shtëpi. Sa herë ajo mendonte se gjërat mund të ndryshonin, realiteti i saj ishte një luftë e vazhdueshme e denoncimeve dhe tërheqjeve mbrapsh, me shpresën e një ndryshimi të mundshëm.
Në moshën 68 vjeçare, kur shumë do të mendonin se jeta ka përfunduar, ajo vendosi të shkruajë një kapitull të ri në librin e saj të jetës. Lufta e fshehur u bë publike kur ajo vendosi të denonconte dhe të zgjidhte martesën. Në fakt, kuptoi se për të nuk ishte asnjëherë vonë për të ndryshuar rrugën dhe për të gjetur lirinë.
Sot, në moshën e një gjysheje të qetë, ajo nuk zgjohet më me frikën se nesër mund të mos jetë atje. Është një grua që ka kapërcyer errësirën dhe ka gjetur dritën në fund të tunelit. Ndërsa historia e saj është një rrëfim i trishtuar, është gjithashtu një frymëzim për të gjithë ata që mund të ndihen të përfshirë në një marrëdhënie toksike.
Në moshën 68 vjeçare, ajo ka dëshmuar se jeta ka ende shumë për të ofruar dhe se ka kohë për të bërë ndryshimin e duhur. Historia e saj është një urim për të gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre për të mirën e tyre dhe për të gjetur atë që vërtet zë zemrën e tyre. Ky rast sillet nga Pozitivi.org në ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Informacionet janë marë “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare”, që i ka ofruar asistencë gjatë këtij rrugëtimi.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.