“Në egërsi, shtrihet shpresa e botës”
Olympus, Grand Canyon, Uluru dhe Serengeti: parqet kombëtare janë shtëpia e shumë mrekullive të botës sonë natyrore. Aaron Millar shqyrton rëndësinë e tyre dhe se si këto hapësira të mbrojtura na inkurajojnë.
Ambjentalisti i madh, John Muir, ka thënë: “Në egërsi, shtrihet shpresa e botës”. Jashtë është më shumë se një fotografi e bukur, se një kornizë e paraqitur përmes dritares së makinës, është një pjesë thelbësore që tregon se kush jemi. Ju mund t’i kaloni ditët para një kompjuteri; ndoshta kurrë nuk keni ngjitur një mal ose të kërceni mbi një lumë të ngrirë në agim, por dijeni se shkretëtira është brenda jush.
Dita e tokës, një festë mbarëbotërore e mbrojtjes së mjedisit festohet çdo vit që nga 1970, e cila duhet të na kujtojë jo vetëm sfidat, por sukseset që vazhdojmë të arrijmë. Më poshtë janë tre parqet kombëtare në botë. Ata nuk janë të famshëm, por iu udhëheqin në rrugën për të ruajtur tokat publike.
Biologët në mbarë botën bien dakord: shansi ynë më i mirë për të përmbysur prirjen e habitatit dhe shkatërrimit të specieve është mbrojtja e një numri të madh të ekosistemeve jetësore. Parqet kombëtare ndihmojnë në mbështetjen e komuniteteve lokale dhe popullsive vendase, mbrojnë speciet e kërcënuara, ruajnë historinë tonë dhe ndihmojnë në arritje të rëndësishme në mjekësi, ndryshimet klimatike dhe më shumë.
Ato nuk janë perfekte por megjithatë ne duhet të krenohemi. Sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, parqet kombëtare dhe rezervat e ngjashme të mbrojtura, mbulojnë 14.7 për qind të sipërfaqes së Tokës dhe 10 për qind të ujërave territoriale të saj. Dhe ata janë tonat. Rezervat mund të jenë pronë private, parqet kombëtare sipas definicionit janë në pronësi të njerëzve. Ata përfaqësojnë shpirtin e një vendi. Parqet kombëtare nuk na tregojnë vetëm një vend, por na lejojnë ta ndiejmë. Ata janë bastionet e fundit të çudisë dhe të frikës.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
