Muzikë shqip/ Artistët më të ndjekur në Instagram
Fama e artistëve në botën digjitale po matet më së shumti përmes rrjeteve sociale. Ndjekësit në Instagram shërbejnë edhe si matës të pëlqyeshmërisë së tyre nga ana e publikut, që përkthehet më pas edhe në shifra më të larta pagesash.
Përmes një vëzhgimi në profilet e disa prej artistëve vërehet se Dua Lipa numëron mbi 80 milionë ndjekës, Rita Ora mbi 16 milionë ndjekës, Bebe Rexha mbi 10-të milion ndjekës, Loredana Zefi mbi 3 milionë ndjekës e Ava Max me mbi 2.6 milionë ndjekës.
Megjithatë në listë nuk mund të përfshihen të gjithë artistët. E ndjekur shumë është edhe Dhurata Dora, me mbi 2.4 milionë ndjekës. Këngëtarja është mjaftë aktive sa i përket rrjeteve sociale – ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet e aktivitet ditore që bën.
Dhurata ka kënduar edhe në Gjermani me emrin, Dora. Kjo ishte arsyeja që Dhuratën tani të gjithë e njohin si Dhurata Dora. Ajo u bë shumë e suksesshme me këngën “I Like it“, një projekt i punuar nga reperi 2Ton dhe me një klip ku Dhurata shfaqet shumë atraktive.
Në Qershor 2011, Libri merr pjesë në Top Fest 8 me këngën “Dance Floë”, në bashkëpunim me Soulkid & Dhurata Dora. Një tjetër hit i saj është “Like Dat”. Muzika e këngës u punua nga vetë Dhurata Dora, teksti u shkrua nga vetë Dhurata Dora, ndërsa për orkestrimin u kujdes 2Ton.
“Edhe Pak”, “Roll”, në bashkëpunim me Young Zerka, “A Bombi”, “Ti Don”, “Shume On”, “Numrin E Ri”, “Bongo”, “Trendafil”, në bashkëpunim me Flori Mumajesi, “Zemër”, “100 Shkallë”. “Sa M’Ke Mungu” janë disa prej këngëve që kanë shënuar karrierën e saj muzikore.
ENCA-Vitin e kaluar nga statistikat për 10 artistët shqiptar më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, printe këngëtarja, Enca Haxhia me mbi 2.3 milionë ndjekës, e që tani ka arritur në mbi 2.4 milion, mbi 100 mijë ndjekës për një kohë të shkurtër.
Enca është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Enca, (ose ndryshe Ruensa Haxhiaj) filloi karrierën e saj në moshë shumë të vogël duke konkurruar nëpër festivale femijesh dhe talent show. Kjo ishte dhe koha ku ajo filloi te evidentohej për talentin e saj në këngë e interpretim dhe bukurinë e saj duke marrë keshtu që në moshë të herët epitetin “yll”. Daljet e saj të para në skenë kanë qënë në moshën 9 vjecare në spektakle si “Zërat e Rinj”, “Një këngë për ty”, “Promofestival” etj.
Në Qershor 2012, Enca publikon singëllin e saj të parë me titull “The Best Of” pas pjesemarrjeve nëpër spektakle te ndryshme. Një këngë e stilit R&B me një tekst që fliste për dashurinë ndaj muzikes.
Më Gusht 2012, Enca publikon videoklipin e saj të dytë “Kjo Verë”; Në Nëntor 2012, Big Basta & Enca marrin pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën “All That” ku Enca u shfaq shumë me ndryshe; Në Dhjetor 2012, Enca realizon një “remake“ (version të sajin) të këngës “All I Want For Christmas is you”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Duke ecur në hapa të sigurtë karriera e saj mori vrull. E kështu nisi të ngjitet në tregun muzikor.
LUANA-Këngëtarja Luana Vjollca, njëherësh edhe moderatore është artistja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, e që vazhdimisht publikon fotografi duke i mbajtur aktiv ndjekësit e saj. Luana po ashtu si vitin e kaluar numëron mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.
KIDA-Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive në projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me Ledri Vulën pas suksesit që kishte kënga e kaluar në bashkëpunim me këtë të fundit dhe Butrint Imerin. Kida njësoi si artistët e tjerë ka arritur të rris numrin e ndjekëseve kështu tani duke numëruar mbi 1.8 milionë ndjekës në “Instagram”.
Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, numëron mbi 1.8 milionë ndjekës. Së fundmi, ai ka paralajmëruar një koncert që do të mbahet në muajin gusht të këtij viti, e që sipas tij do të jetë më i madhi ndonjëherë në trojet shqiptare.
Në listën e artistëve më të ndjekur, janë edhe këngëtaret Xhensila Myrtezaj e Dafina Zeqiraj, të cilat postojnë fotografi e video nga përditshmëria përditshme. Artistet numërojnë mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social, shkruan Express.
Kësaj liste me pothuajse ndjekës të njëjtë i bashkohen edhe tre artistët, Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Gramoz Aliu apo siç njihet me nofkën Mozzik. Që të tre numërojnë mbi 1.6 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”, e që janë mjaft aktiv në këtë platformë – ku pothuajse çdo ditë publikojnë fotografi nga aktivitet e tyre.
Elvana Gjata është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive.
Në vitin 2002, Elvana Gjata merr pjesë në Ethet E Së Premtes 1. Në Dhjetor 2003, Elvana Gjata merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën “Prane Teje”, me tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.
Në Janar 2005, Elvana Gjata merr pjesë në Kënga Magjike 2004 e zhvilluar në Kosovë me këngën “Vetem Zoti E Di” në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Ajo pushton majat e hit-paredeve në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kjo bëhet një nga këngët më të dëgjuara në valët e radio ‘Energy’. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Kështu nisi karriera e saj… ndërsa 2 këngët e fundi i ka publikuar së fundmi: Më datë 11 Shkurt 2022, Elvana Gjata publikon videoklipin “POW”. Më datë 16 Mars 2022, Elvana Gjata, Dj Gimi-O & Bardhi publikojnë videoklipin “Ex”.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
