Momente emocionuese, gra e fëmijë ukrainas dalin nga rrënojat dhe shohin dritën e diellit
UKRAINË– Më shumë se 100 ukrainas janë shpëtuar nga rrënojat e fabrikës së çelikut “Azovstal” në Mariupol, ku kishin mbetur të bllokuar.
Në videot e publikuara nga mediat, shihen gra e fëmijë duke dalë nga bodrumet e fabrikës të shpëtuar nga grupet e shpëtimit të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara.
Ata ndodheshin në atë vend për javë të tëra, teksa bombardimet ruse regjistroheshin në të gjithë territorin.
Ndërkohë që civilët hipnin në autobusët e evakuuimit, një prej grave ka drejtuar drejt kamerës një foshnjë.
Në ditën e 68 të luftës të evakuarit nga fabrika sipas autoriteteve ukrainase janë rreth 200 civilë dhe 20 fëmijë që presin të largohen. Ndërkohë Rusia paralajmëroi vendet të cilat vendosin të mbështesin rezistencën ukrainase. Kryetari i parlamentit rus u shpreh se krerët e shteteve që furnizojnë Kievin me armë janë kriminelë lufte dhe duhet të përballen me drejtësinë. AI shtoi se liderët e shteteve europiane të drejtuara nga Gjermania mund të tërheqin popujt e tyre në probleme shumë të mëdha
Ndërkohë janë 5.5 milion personat që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus. Lajmi u konfirmua nga agjencia për refugjatët i Kombeve të Bashkuara.
Kievi raporton se janë të paktën 23.800 ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Forcat ukrainase kanë shkatërruar mëngjesin e të hënës dy anije ruse pranë ishullit të Gjarpërinjve.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
