Mbahet ekspozitë dhe sipmozium në Durrës për Skënderben dhe identitetin kombëtar shqiptar
Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ka organizuar një aktivitet në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skendërbeut”.
Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Bashkisë Durrës.
Fjala përshëndetëse në çelje të këtij aktiviteti të rëndësishëm u mbajt nga Rektorja e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski.
“Fjalët e fundit të lëna si testament nga Gjergj Kastrioti, duhet të shërbejnë si udhërrëfyese për rrugën e progresit që duhet të ndjekë kombi shqiptar”, u shpreh Prof. Dr. Kseanela Sotirofski.
Në këtë aktivitet i ftuari i nderit ishte Prof.Dr.Moikom Zeqo, i cili i kushtoi rëndësi paraqitjes së figurës së Skënderbeut si një hero semantik evropian.
“Ky personalitet i rëndësishëm, ka luajtur një rol themelor jo vetëm në historinë shqiptare, por njëherazi në atë evropiane” pohoi Prof.Dr.Moikom Zeqo
Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Dr.Ardit Bido u shpreh se duhet kujdes ne trajtimin e figurës se Skënderbeut, pa u ngatërruar me kontekstin fetar.
Në përfundim të simpoziumit shkencor, pjesëmarrësit u ftuan të ndjekin ekspozitën me temë“Skënderbeu në dokumentet arkivore”, një bashkëpunim mes Fakultetit të Edukimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Sakaq në fund të këtij simpoziumi u zhvillua gjithashtu një ekspozitë në nder të heroit tonë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.













