Majë maleve të rrezikshme, ja ku fshihet kalaja e Skënderbeut
17/08/2017 Shpërndaje

Majë maleve të rrezikshme, ja ku fshihet kalaja e Skënderbeut

Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu, emiri i vërtetë i të cilit është  Gjergj Kastrioti njihet si një nga figurat më të shquara në historinë e shqiptarëve, si themelues i shtetit mesjetar. Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar lindi në vitin 1403. Ai i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

Në lidhje me origjinë e heroit tonë kombëtar ka pasur shumë debate. Si fillim u shkruajt se Skënderbeu e ka origjinën nga ‘’Hasi’’. Ndërsa Frang Bardhi me botimin e tij mbi Skënderbeun në Venedik, me 1636 shkruan se “Kastriotët rrjedhin nga Kastrati, fshat në rrethin e Shkodrës”. Fermenxhini në vitin 1892, në Zagreb botoi një kodeks të hershëm boshnjak, që fliste për familje fisnike boshnjake e shqiptare. Për Kastriotët thuhej: ’’Kastriotët ishin nga fshati Kastriot në krahinën e Hasit të Epirit’’. Këtë herë përsëritet origjina e Hasit dhe jepet emri i Kastriotit.

Studjuesi  Hilmi Sadku në punimin e tij shkruan se pas grumbullimeve të të dhënave gojore nga tregimtare nga Hasi i Kukësit, konsultohet dhe me botime të shek XIX, botime të Institutit Folklorik, Tiranë 1967 “Tregime dhe këngë për Skënderbeun’’ nënvizon se: “Për Hasin e Kukësit nuk thuhej asnjë legjendë, toponim, apo e dhënë gojore, që t’i përmendë Kastriotët, e jo të flaës për origjinën e tyre nga kjo krahinë.’’  Studjuesi Sadiku ka sjellë tri harta nga tre shtete europiane në të cilat si vendbanim i Kastriotëve figurojnë Çidhëna dhe Hasi i përmendur në kronikën raguziane nga P. Lukari dhe nga E. Fermenxhin, shkruan pozitivi.org.

Çidhna një fshat malor, mbi kreshta malesh të thepisura ka një pamje gjigande dhe një burim të pashtershëm energjie si heroi ynë sypatrembur Skënderbeu. Në këtë zonë thuhet se është zbuluar Kalaja e fshehtë e Gjegj kastriotit. Për të mbërritur deri tek Maja Minare mbi të cilën Skënderbeu ndërtoi kalanë e fshehtë duhen kapërcyer fusha, kodra, shkurre, burime pafund, të një terren i të rrezikshmë mes natyrës së mrekullueshme të fshatit Çidhën. Maja Minare midis maleve, sot e mbuluar nga gjelbërimi dhe pyjet është struka ku heroi kombëtar ndërtoi Kalanë e fshehtë ëpër të qenë i mbrojtur ndaj pushtuesve.

Asnjë formacion ushtarak nuk mund t’i afrohej kësaj kalaje në atë kohë për shkak të terrenit të vështirë dhe të rrezikshëm. Rruga e vetme që të çon aty është shumë e ngushtë dhe e pjerrët. Duket një terren mjaft i vështirë saqë vetëm njëra këmbë të zë në tokë, përgjatë kësaj rruge që të çon pranë kalasë. Në fotot e mëposhtme, paraqiten malet e thepisura, rruga drejt kalasë, natyra aq sa e frikshme dhe e mrekullueshme para të cilës Skënderbeu dukej i plotfuqishëm. Ndërsa vizitorët e paktë që kanë shkuar të shuajnë kureshtejn në ditët e sotme, janë rraskapitur nga lodhja e rrugës së gjatë por të mrekulluar nga pamjet e rralla dhe të pashkelura nga njeriu./Pozitivi.org/

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.