Letra frymëzuese e 27-vjeçares me kancer po përlot botën
27 vjeçarja Holly Butcher shkroi një letër frymëzuese në Facebook, para se të vdiste nga një formë e rrallë e kancerit, e cila që tashmë është përcjellë te mijëra njerëz nëpër botë.
“Kjo është ajo që duhet të kuptojmë për jetën; Është e brishtë, e çmuar dhe e paparashikueshme dhe çdo ditë është një dhuratë, jo një e drejtë e dhënë”, shkruante në letrën e saj e reja që e donte jetën.
Holly ju lutet që ta lexojnë mesazhin e saj, që e ka konsideruar si dhuratën e fundit për botën. Ajo shkruan që të mos shqetësoheni për gjërat e vogla dhe të vlerësojni çdo moment të jetës, sepse fundi është i njëjtë për të gjithë.
Mesazhin me të cilin ka frymëzuar shumë njerëz në të gjithë botën, Holly Butcher e mbylli me një thirrje të fundit për të dhuruar gjak.
“Është një gjë e çuditshme të kuptosh dhe të pranosh vdekjen kur je vetëm 27 vjeçe.
Është thjesht një nga ato gjërat që injoron. Ditët kalojnë dhe ti pret që ato do vazhdojnë të vijnë, deri sa ndodh e papritura. Gjithmonë e kam imagjinuar veten duke u plakur, me rrudha dhe me flokë të thinjur, ndoshta për shkak të familjes së bukur (me shumë fëmijë) që planifikoja të krijoja me dashurinë e jetës time. E dua këtë aq shumë sa më dhemb shpirti.
Kjo është ajo që duhet të kuptojmë për jetën; Është e brishtë, e çmuar dhe e paparashikueshme dhe çdo ditë është një dhuratë, jo një e drejtë e dhënë”
Mos u shqetësoni kaq shumë!
Thjesht dua që njerëzit të mos shqetësohen kaq shumë për gjërat e vogla, streset e pakuptimta në jetë. Përpiquni të kujtoni që në fund të fundit, ne të gjithë kemi të njëjtin fat, kështu që bëni gjithçka që koha juaj të jetë fantastike dhe me vlerë.
Ju betohem se nuk do mendoni për këto gjëra të vogla kur të vijë radha juaj të vdisni. Kur e shikoni jetën në tërësi, e kuptoni se është e gjitha kaq e parëndësishme. E shikoj trupin tim që po shkrihet para syve të mi dhe nuk mund të bëj asgjë, dhe e vetmja gjë që dëshiroj tani është që të kisha mundësinë të kaloja edhe një herë Krishlindjet ose një ditëlindje me familjen time, ose thjesht një ditë tjetër me partnerin tim”
Edhe diçka tjetër, mendoni sa me fat jeni!
Holly këshillon që njerëzit të shprehin dashurinë për të afërmit e tyre sa herë që t’ju jepet mundësia:
“Mos jetoni një jetë të bazuar në pritshmëritë e të tjerëve;
blini diçka për një shoqe të dashur në vend që të blini një fustan për vete; mos u fiksoni rreth “trupit të përsosur të rrjeteve sociale”; fshini disa lajme nga rrjetet sociale që ju bëjnë të ndjeheni pessimist, edhe pse rrezikoni të lëndoni ndjenjat e dikujt tjetër; tregohuni të pamëshirshëm për mirëqënien tuaj.
Dhurimi i gjakut më mbajti gjallë edhe një vit- një vit për të cilin do jem përgjithmonë mirënjohëse që arrita të kaloj mbi tokë me familjen dhe miqtë. Një vit që më dhuroi eksperiencat më të bukura të jetës sime”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
