Lajmi i fundit/ Deputetja ukrainase ndan dhuratën që mori nga Kosova, gratë e dy vendeve i “bashkon” lufta
14/04/2022 Shpërndaje

Lajmi i fundit/ Deputetja ukrainase ndan dhuratën që mori nga Kosova, gratë e dy vendeve i “bashkon” lufta

Lufta në Ukrainë është reflektim në Kosovë. Brutaliteti rus mbi Ukrainë nuk po kursen askënd, duke përfshirë edhe gratë e moshuara edhe fëmijët, njëjtë siç ka ndodhur në Kosovë nga serbët.

Sot në Kosovë u shënua Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale dhe janë përkujtuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, një muaj më parë mori një varëse dhuratë të punuar nga viktimat e dhunës seksuale të Kosovës gjatë kohës së luftës.

“Këto varëse tregojnë historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksual nga forcat serbe, gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë”, është mesazhi që përmban qaforja.

Vasylenko thotë se nuk kishte besuar që një muaj më pas rrëfime të tilla do të kishin edhe gratë ukrainase, të cilat së fundi kanë raportuar përdhunimet nga ushtarët rusë në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

“Një muaj më parë një koleg nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ma dha këtë varëse të bërë nga të mbijetuarit e përdhunimit në Kosovës. Pak dyshoja se brenda pak javësh do të përballesha me dëshmi të tmerrshme të grave dhe vajzave të Ukrainës të përdhunuara, të abuzuara dhe të ekzekutuara”, ka shkruar në Twitter Vasylenko.

Deputetja tregoi tmerrin që po përjetojnë gratë ukrainase, duke denoncuar se në një rast ushtarët rusë i përdhunuan gratë mbi 60-vjeç para se t’i vrisnin. Vasylenko, tha se mizoria e Putin nuk po kursen më as fëmijët dhe gratë e moshuara, të cilat përjetojnë tmerr para se të vriten nga agresorët rus në Ukrainë.

“Shumica e grave mbi 60 vjeç u ekzekutuan pasi u përdhunuan. Problemi kryesor është se viktimat dhe familjet nuk kanë forcën apo kapacitetin për te kundërshtuar”-tha  Vasylenko.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.