Lajme të fundit/ “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, historia e librit bëhet realitet
Një shkrimtare e romaneve rozë në Oregon, e cila në 2011-ën kishte shkruar një ese të titulluar “Si të vrasësh bashkëshortin tënd” duhet të përballet me një proces gjyqësor pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshortin e saj për të përfituar 1.5 milion dollarë nga sigurimi i jetës
Gruaja, Nensi Krempton – Brofi, aktualisht 71 vjeç, u deklarua e pafajshme për vrasjen e bashkëshortit të saj prej 27 vitesh në 2018-ën.
Daniel u gjet i vrarë me armë zjarri në shpinë dhe kraharornë institutin e kulinarisë ku jepte mësim, pak pasi kishte mbërritur në punë. Gruaja e cila i tha policisë se gjendej në shtëpi në momentin e ngjarjes, u arrestua 6 muaj më vonë. Hetuesit janë të bindur se ajo ndodhej në vendngjarje në atë kohë.
Në momentin e vrasjes së bashkëshortit, Krempton Brofi publikoi lajmin në profilin e saj në Facebook: Për miqtë dhe familjarët e mi kam një lajm të trishtueshëm për të dhënë. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë, shefi i kuzhinës Den Brofi është vrarë me armë zjarri. Për ata që më qëndrojnë pranë dhe e ndjejnë se duhej të telefonoja për ta thënë këtë, kanë të drejtë. Por jam ende duke u përpjekur që t’i jap kuptim asaj që ka ndodhur.”
Disa ditë pas vrasjes, ajo i kërkoi policisë që t’i jepnin një letër ku shkruhej se ajo nuk ishte e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, në mënyrë që të përfitonte paratë e sigurimit të jetës së viktimës. Në sajë të dokumenteve të gjykatës, autoritetet u vunë në dijeni se gruaja do të kishte përfituar një milion e gjysmë dollarë nga vdekja e bashkëshortit të saj.
Kremton Brofi ka shkruar disa libra, ndër të cilët dy titulloheshin “Ferr në zemër” dhe “Bashkëshorti i gabuar”. ndërsa në vitin 2011 eseja “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, ku ndër të tjera lexohej: Si shkrimtare romanesh, kaloj shumë kohë duke menduar për vrasjen e si pasojë dhe për procedurat e policisë. Mbi të gjitha nëse një vrasje do më çlironte, sigurisht që nuk do doja të kaloja kohë në burg”.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
