Kompania e parë në botë që punëson vetëm autikët mbërrin edhe në Itali
06/07/2019 Shpërndaje

Kompania e parë në botë që punëson vetëm autikët mbërrin edhe në Itali

Firma e parë e konsulencës IT që ekskluzivisht punëson njerëz në spektrin e autizmit ka arritur në Milano. Auticon, i njohur tashmë në shumë vende të tjera, është një kompani fitimprurëse me një qëllim social të bazuar në një filozofi të vetme: autizmi nuk është një gabim sistemor, por një sistem operativ i ndryshëm.

E themeluar në Berlin në vitin 2011, kompania tani është aktive në 7 vende: përveç Italisë, është e pranishme në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Zvicër, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe ka mbi 200 të punësuar. Por pse autikët?

“Autizmi është një mënyrë tjetër e perceptimit, veprimit dhe jetesës në botën në të cilën jetojmë. Autizmi është i lindur dhe ndikon në përpunimin e informacionit, perceptimin, njohjen dhe emocionet e një personi. Autizmi sjell talente dhe aftësi të habitshme dhe është një pasuri e madhe për individët, për grupet, për bizneset dhe për shoqërinë tonë në tërësi “, thotë faqja.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 67 milionë njerëz në botë, që është rreth një në 100 persona, jetojnë në spektrin e autizmit dhe mesatarisht vetëm 15-20% e njerëzve autikë hyjnë në tregun e punës.

Auticon beson se njerëzit në autikë mund të japin një kontribut të çmuar në jetën shoqërore, në ekonomi dhe të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në punë, veçanërisht nëse ato integrohen në mënyrën e duhur.

Shumë njerëz me autizëm kanë fuqi të mëdha njohëse dhe aftësi të jashtëzakonshme dhe prandaj shumë prej tyre kanë zhvilluar veçanërisht aftësi njohëse unike që i bëjnë ata të veçantë kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve komplekse, veçanërisht në fushat e teknologjike dhe në ato shkencore.

Me fjalë të tjera, neurodiversiteti, që është ndërveprimi i njerëzve me dispozita të ndryshme neurobiologjike, ka një efekt të habitshëm në vendin e punës: komunikimi bëhet më i qartë dhe më efikas, edhe në mesin e njerëzve jo autikë, fryma e ekipit fiton vrull të ri dhe punonjësit janë krenarë të punojnë në një kompani që fokusohet në idenë se diversiteti pasuron punën dhe jetën e përditshme.

Si të aplikoni; Konsulentët rekrutohen pas një vlerësimi të aftësive të tyre njohëse dhe pas një periudhe përgatitjesh për t’u përballur me mjedisin e punës në terma relacionale. Pas tyre janë trajnerët e punës, psikologë klinikë dhe edukatorë të specializuar që ndjekin rrugën profesionale të konsulentëve të cilët janë vënë në kontakt me klientët.

Për të aplikuar ose për më shumë informacion, dërgoni një email tek info@auticon.it.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.