Këngëtarja shqiptare shpallet “Artistja më e mirë femër” në BRIT Awards
21/02/2018 Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare shpallet “Artistja më e mirë femër” në BRIT Awards

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme në Britaninë e Madhe, e cila vetëm në pak vite që u bë e njohur ka korrur suksese të njëpasnjëshme në tregun botëror. Këngëtarja me origjinë shqiptare na ka bërë sërish krenar, duke fituar çmimin si “Artistja më e mirë femër” në BRIT Awards 2018.

Shkallët e suksesit po i ngjit dita-ditës sepse tashmë njihet ndërkombtarisht. E ftuar nëpër emisione dhe dalje publike në vende të ndryshme, Lipën e prezantojnë si këngëtare me prejardhje shqiptare, e kjo e fundit asnjëherë nuk e ka mohuar përkundrazi e ka pohuar me krenari.

Gjatë marrjes së çmimit këngëtarja ka bërë një falenderim special për të gjithë fansat, familjen e saj, ata që punuan me këngën e këdo që e ka mbështetur vazhdimisht. “Falenderoj fansat e mi. Jam shumë mirënjohëse për miqtë dhe familjen”, ka thënë këngëtarja shqiptare  përpara të gjithë artistëve me famë botërore.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.