FSHF/ Gjimshiti mungon një muaj, por kthehet për kombëtaren në Ligën e Kombeve
Qendërmbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti pësoi dëmtim në shpatull, dhe vizitat mjekësore përcaktuan se ai do të mungojë të paktën një muaj.
Gjimshiti pritet të mungojë të paktën 1 muaj nga fushat e lojës për shkak të dëmtimit, por ai do të kthehet në kohë për kombëtaren. Kuqezinjtë e luajnë ndeshjen e radhës në 6 qershor ndaj Islandës në Ligën e Kombeve.
Sipas mediave italiane, 29-vjeçari duhet të jetë në fushë në 8 maj në ndeshjen e kampionatit ndaj Specias, ndërsa kuqezinjtë sfidën e radhës e kanë në 6 qershor, në fushën e Islandës për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në 2 qershor ndaj Rusisë nuk pritet të luhet për shkak të sanksioneve për agresionin në Ukrainë.
Gjimshiti ka shënuar dy gola dy raunde më parë ndaj Olimpiakosit grek, si dhe ka qenë një titullar fiks në mbrojtje.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
