FOTO/ Tiranë, çfarë s’u pa nga protesta kundër luftës në Ukrainë
Protesta kundër pushtimit rus kanë shpërthyer ne te gjithë Europën. Të veshur me ngjyrat e flamurit te Ukrainës, mijëra qytetare u protestuan edhe ne zemër të Parisit, Rusisë e të Tiranës. Pozitivi sjell çka ndodhi në protestat e fundit përmes fotove.
Paralelisht me paketën e sanksionesh kundër Rusisë Shqipëria i ka ofruar ndihmë humanitare popullit ukrainas, në veshje, ushqime dhe medikamente.
Ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov i kërkoi homologut të tij rus që bashkë me bashkëkombasit e tij ti kërkojnë Vladimir Putin të ndalë luftën.
“Dua t’i them popullit rus që ka një person që ka një buton te kuq, neve sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën por edhe për Europën, sepse duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Dua t’i drejohem popullit rus që t’i thonë liderit të tyre jo luftës dhe duhet të zgjohen ta bëjnë këtë”, thotë ambasadori.
Lidhur me ndihmën e Shqipërisë ai tha: “Këto janë veprime që më detyrojnë t’u them faleminderit dhe të përkulem para tyre”.
Protesta masive shpërthyen edhe në Moskë. Protestat atje hasën në dhunën e policisë, e cila këtë të diele arrestoi shumë persona.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.













