FOTO-LAJM/ Studentët protestojnë për çmimet
Studentët kanë zgjedhur të protestojnë kundër rritjes së çmimeve duke bojkotuar mësimin.
Një gjë të tillë e kanë bërë studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë.
Ata kanë bojkotuar sot mësimin në shenjë proteste për rritjen e çmimeve.
Në ambientet e jashtme të Universitetit janë vendosur pankarta në të cilat shkruhet “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën” dhe flamuj kombëtarë.
Sot pritet të zhvillohet dita e tretë e protestës në të gjithë vendin. Dje disa mijëra protestues u mblodhën sërish për të dytën ditë në Tiranë dhe qytete të tjera në gjithë vendin kundër shtrenjtimit të karburanteve dhe ushqimeve, duke i kërkuar qeverisë mbikëqyrjen e tregjeve.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
