Lajme të fundit/ Formula 1, Ferrari dominon në Australi
Këtë sezon të Formula 1 nga makina Red Bull doli flakë, ndërsa dominimi në Melburn ishte i Ferrarit.
Sharl Lwklerk arriti fitoren e dytë në 3 gara këtë edicion dhe u shkëput nga rivalët në renditjen për titull.
Pas pilotit nga Montekarlo dolën Sergio Perez i Red Bullit dhe Xhorxh Rasëll i Mercedesit. Ish-kampioni i botës, Ljuis Hamilton, ishte i katërti.
“Ndihem mirë, – tha Lëklerku, – jam shumë I lumtur sepse Melburni nuk ka qenë e preferuar për mua. Është gara e tretë dhe është e vështirë të flitet që tani për titullin, por ne kemi një makinë shumë të fortë, shpresoj të vazhdojmë kështu. Nëse do të vazhdojmë kështu, kemi mundësi për titullin. Më në fund mund të buzëqeshim pas dy vitesh të vështira. Gara nuk ishte aq e lehtë, sidomos pas makinës së sigurisë, por pas dy-tri kthesash makina u përmirësua”.
Nëse tek Ferarri janë të lumtur, nuk mund të thuhet kjo për Red Bullin.
Verstapen kritikoi skuadrën duke e quajtur të papranueshme këtë që ndodhi, ndërsa shefi I ekipit austriak, Kristian Horner nuk mund të jepte menjëherë shpjegime.
“Ne duhet të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodhi, – tha ai, – nëse do të flisnim para kohe, do të spekullonim. Jam shumë I dëshpëruar për Maksin. Ne nuk e kishim ritmin e Ferrarit sot. Duhet të përgëzoj Sharlin dhe Ferrarin për makinën e tyre dhe për fitoren”.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
