Fitoi Medalje të Bronztë në matematikë, Doruntina pranohet në universitetin Princeton
11/03/2018 Shpërndaje

 Fitoi Medalje të Bronztë në matematikë, Doruntina pranohet në universitetin Princeton

Doruntina Sylejmanit vajza me potencial të jashtëzakonshëm intelektual në fushën e matematikës, falë punës dhe angazhimit të familjes dhe përkushtimit të saj gjatë shkollimit ka arritur të korrë suksese të njëpasnjëshme, së fundmi ka fituar shansin të jetë studente në Universitetin Princeton, i cili është instituti i katërt më i vjetër arsimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njohur për këmbënguljen dhe potencilain që posedon, ajo u bë e njohur kur arriti rezultate shumë të larta në testin SAT, si dhe kur fitoi Medalje të Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që është mbajtur në korrik 2016 në Hong Kong. Ishte ajo që fitoi medaljen e parë të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës.

Si duket rruga drejt sukseseve për të në të ardhmen është e hapur. Suksesin e Doruntinës për të studiuar në Universitetin Princeton, e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Amerikë nëpërmjet një postimi në Tëitter ku shkruan: “Njihuni me Doruntina Sylejmanin, fituesen e medaljes se parë të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës…Sot ajo është studente në Princeton, me bursë”.

Atomistja e pranuar të studiojë në Princeton University të SHBA-së, eshte bërë ndër shqiptaret e para që ka arritur të regjistrohet në këtë universitet prestigjioz, ëndër dhe synim i pothuajse të gjithë matematikanëve të botës.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.