Farmacistja shpërndan ilaçe për pacientët gjatë stuhisë së borës
Një farmaciste ka kaluar përtej detyrës në mënyrë që të sigurojë ilaçet për klientët.
Andrea Cusack punon në një farmaci në Miçigan. Edhe pse farmacia e ofronte rregullisht shërbimin e shpërndarjes së ilaçeve falas për klientët, kohët e fundit u detyrua të ndryshojë taktikën e shpërndarjes pasi një stuhi dëbore bllokoi në shtëpi disa nga klientët.
Në vend që t’i linte këta njerëz pa medikamente, Cusack dhe djali i saj 15-vjeçar ua dorëzuan vetë ilaçet klientëve, përmes një motorri dëbore.
Bashkëshorti i farmacistes publikoi një fotografi të tyre në mediat sociale, ku kanë marrë falënderime dhe mirënjohje pafund nga lexuesit. Komentet e tyre mirënjohëse e inkurajuan edhe më shumë atë.
“Nuk mund ta besoj. Unë me të vërtetë kujdesem për njerëzit. Ne jemi këtu për t’i shërbyer komunitetit dhe nëse dikush ka nevojë për ndihmën tonë, ne do t’i ndihmojmë”, shtoi ajo.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

