Ekspozitë në Tiranë / “1 tetori përmes fotografive të kohës”, demostrata të luftës në Kosovë
“1 tetori përmes fotografive të kohës” është eskpozita që demostron me anë të 33 fotografive impaktin që patën demostratat e 1 tetorit 1997 në Prishtinë, Tetovë dhe Tiranë për Luftën e Kosovës.
Universiteti i Prishtinës dhe Muzeu Historik Kombëtar prej ditësh kanë hapur tek muzeu në Tiranë këtë ekspozitë që tregon një tjetër realitet përmes fotove.
Ekspozita është hapur në Tiranë që prej datës 26 nëntor dhe deri më 3 dhjetor vazhdon të mirëpresë qytetarët..
Më herët ekspozita është hapur më 1 tetor në Prishtinë në nder të 20 vjetorit të lëvizjes studentore në Kosovës. Kjo ekspozitë ka një simbolikë të fortë, e për këtë ka bërë kuriozë shumë qytetarë për të parë dhe kuptuar domethënien e atyre 33 fotografive.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
