Ditari i një lufte: Nga “A” e Azov deri tek “Z” e Zelensky
09/04/2022 Shpërndaje

Ditari i një lufte: Nga “A” e Azov deri tek “Z” e Zelensky

Një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar më qartë konfliktin e përgjakshëm në Ukrainë. Duke e rrëfyer atë nëpërmjet personazheve kryesorë dhe termave më të përdorur në luftën që po përgjak Europën

Një fjalorth për t’u orientuar në konfliktin që po përgjak Europën. Nga Donbass deri në Krime, nga Finlandizimi tek roli i Xi Jinping: protagonistë dhe fjalë kyçe për të kuptuar luftën

A

AZOV

A si Azov. Batalioni Azov, njësi ushtarake nacionaliste ukrainase që fillimisht u krijua nga një grup neonazist. E pranuar nga qeveria, është kthyer në pikën kryesore të rezistencës kundër rusëve. Kreu aktual i saj, Denis Prokopenko, është distancuar nga radhët naziste të fillimit. Por dhe deti Azov: enklavë e Detit të Zi, mbi të cilën shtrihet Mariupol, qytet të cilin Moska dëshiron të ketë kontrollin eksluziv.

B

BIDEN

Bajden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 79 vjeç, veteran i Luftës së Ftohtë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka rimarrë rolin e lidershipit të perëndimit kundër pushtimit rus. I famshëm për gafat e tij me tendencën e pakontrolluar të anarkisë verbale. Eksperienca e tij ndërkombëtare e bën të jetë kundërshtari më i frikshëm që Putin mund të kishte përballë.

C

CRIME

Krime një gadishull në Detin e Zi dhe arsyeja e përplasjeve në origjinën e krizës. Hrushov në vitin 1954 ia dhuroi Ukrainës, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Putin e pushtoi dhe e rianeksoi në vitin 2014 në emër të përkatësisë historike të saj Ruisë. Dhe Toltsoi luftoi në pushtimin e Sevastopol në 1854 – 1855. Por referendumi në të cilin 95% e pjesëmarrësve votuan për aneksimin, u konsiderua i paligjshëm nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar.

D

DONBASS

Rajoni lindor i Ukrainës është me maxhorancë rusofone. Pjesë e territorit të tij kontrollohet nga separatistë filorisë, që në 2014-ën u rebeluan ndaj Kievit duke vetëshpallur republikat e pavarura të Donjetck dhe Luhansk. Statuti i tyre përfundimtar është një nga elementet kryesore që mund të zgjidhin krizën aktuale.

E

EUROPË

E si Europa. Në përgjithësi, në krizat ndërkombëtare, Bashkimi Europian nuk është. Por këtë herë bëri lëvizjen e saktë, duke kuptuat se sa gjë naive dhe e rrezikshme ishte të besuarit në furnizimet energjetike ruse. Kriza ukrainase është testi i saj i pjekurisë.

F

FINLANDIZIMI

Statusi i neutralitetit të Finlandës, që pas luftës së dytë botërore mbajti ushtrinë e saj por nuk u bë pjesë e NATO-s, as nuk iu dorëzua Bashkimit Sovjetik, me të cilin pati marrëdhënie të mira fqinjësie. Vendi konsiderohet si një model i mirë për Ukrainën. Por agresiviteti i Putin ka rihapur një debat në vend për anëtarësimin në Aleancën Atlantike.

G

GAZ

Arma më efikase që ka aktualisht në dorë Vladimir Putin, është gazi. Falë tij ai përfiton mbështetje brenda vendit dhe një projektim strategjik jashtë tij. Gazi ka qenë rritja e vazhdueshme dhe e përhershme nga e cila ka përfituar lideri i Kremlinit përgjatë 22 viteve të tij në pushtet. Por me pak gaz mund të ketë dhe dorëzim

I

INFORMACION

Kjo është dhe një luftë informacioni. Ukrainasit po e fitojnë, duke luajtur dhe pisët kur duhet. Putin, ndoshta duke e kuptuar se nuk mund të garojë në këtë fushë, i drejtua skemës së tij të paracaktuar: Eliminimi.

K

KIEV

Kryeqyteti i Ukrainës por dhe djepi i Rus, para se të bëhej Moska. Qytet i shenjtë në mitologjinë ruso– ortodokse, i konsideruar djepi i të gjitha qyteteve ruse dhe Jeruzalemit të lindjes. Nga viti 1991 është simboli i Ukrainës së re të pavarur. Putin ishte i bindur se do ta pushtonte brenda pak ditësh. Nuk do të arrijë dot, dhe si dhelpra e përrallës do të thotë: situata nuk ishte e pjekur sa duhet.

L

LAVROV

Sergej Viktoroviç, 72 vjeç, ministër i jashtëm i Rusisë që nga viti 2004 dhe një ekzekutues besnik i vullnetit të Putin, i pagëzuar Mr. Niet si pararardhësi i famshëm sovjetik Andrej Gromiko. Poliglot, poet më kohën e lirë, Lavrov është një nga të humburit e ndeshjes: paralajmërimet e tij për aksionet ushtarake u injoruan nga Putin. Por ai është gjithnjë i gatshëm të ulet sa herë të duhet në tryezën e negociatave.

M

MARIUPOL

Qytet strategjik i Ukrainës juglindore që shtrihet në Detin Azov. Tradicionalisht rusofone, e kontrolluar nga ukrainasit, ishte në linjën e kontaktit me separatistët e Donbass të përcaktuar nga marrëveshja e Minsk. Putin e konsideron një objektiv strategjik, por një muaj sulmesh të ashpra ruse nuk e ka përkulur ende

N

NEUTRALITET

E ashtuquajtura “garanci sigurie” që Putin do të donte nga Ukraina. Nënkupton heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO dhe nga armët bërthamore. Zelenski e ka pranuar si ide por me kusht që Kievi të ruajë ushtrinë, dhe qe neutraliteti të garantohet nga vende të treta. Por dhe që gjithçka të pranohet nga ukrainasit me anë të një referendumi.

O

ODESSË

Porti i parë i vendit, qytet martir i luftës së dytë botërore, i çliruar nga Ushtria e Kuqe. Një qytet multietnik. Në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, ishte skenë e përplasjeve të përgjakshme mes mbështetësve të Euromaidan dhe filorusëve. Pushtimi i saj ishte një nga objektivat kryesorë të Putin. Por Odesa reziston.

P

PUTIN

Vladimir Vladimirovic, 70 vjeç, president i federatës ruse, të cilën e dominon me grusht të hekurt. AI i ka caktuar vetes një mision për t’i dorëzuar Rusisë sërish statusin e pushtetit botëror, si dhe të ribashkojë botën ruse nën hegjemoninë e shqiponjës. Por nisi një luftë të ashpër, dhe nuk e ka kuptuar ende se nuk mund të fitojë. Po luan ndeshjen e tij të jetës, por jo vetëm në mënyrë metaforike.

Q

QATAR

Monarki autoritare e Gjirit, këto javët e fundit është kthyer në vendin e preferuar të liderëve botërorë në kërkim të kontratave për naftë, në mënyrë që të zëvendësojnë gazin rus. Simbolizon të gjitha vendet që përfituan nga krizat.

R

REFUGJATË

Të paktën 10 milion ukrainas u detyruan të braktisin shtëpitë dhe qytetet e tyre. Katër milion prej tyre ndodhen në Bashkimin Europian. Ky është eksodi më i madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Por këtë herë Europa, rizbuloi vlerën e mikpritjes.

S

SHOIGU

Sergej Kuzugetoviç, 67 vjeç, gjeneral dhe ministër rus i mbrojtjes që nga viti 2012. Shoigu konsiderohet pjesë e qarkut magjik të Putin, por që gjithsesi është shumë i pakënaqur nga fushata ushtarake, dhe i a dorëzuar presidentit rus faturën për pasojat e saj. I zhdukur prej shumë ditësh, u fol për një infarkt, Shoigu u rishfaq kohët e fundit. AI konsiderohet si i paprekshëm.

T

TREN

Mit letrar rus dhe armë sekrete, por jo dhe aq, e luftës. Me tren kanë udhëtuar shumë reparte të ushtrisë ruse që vinin nga Siberia. Me tren mbërritën dhe ndihmat ushtarake të Perëndimit në Ukrainë. Me tren udhëtuan mijëra refugjatë në arrati nga qytetet e bombarduara nga rusët.

U

UKRAINË

Republikë e pavarur e lindur në 1991-shin nga shpërbërja e Bashkimit sovjetik, 42 milion banorë dhe një territor dy herë më i madh se Italia. Pozicioni i saj ndërkombëtar ishte objekt përplasjesh mes Moskës dhe Perëndimit që nga themelimi i shtetit. Rezistenca përballë sulmeve ruse e thotë qartë se Ukrainë dëshiron të qëndrojë në Europë.

V

VARSHAVË

Kryeqytet i Polonisë, shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe një nga vendet që po mbështet më shumë çështje ukrainase. Varshava drejton grupin e vendeve të cilat kërkojnë ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainën dhe që ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas në krahasim me të tjerët. Progres që bie në sy: vetëm dy muaj më parë qeveria polake mbante të bllokuar në të ftohtin e pyjeve bjelloruse refugjatë sirianë.

X

Xi JINPING

President i Kinës, spektator jo pak në siklet i krizës, me zemrën në Rusi dhe portofolin në Perëndim. Aleanca e Pekinit me Moskën është e pa shkatërrueshme, por tregu i referimit për superfuqinë kineze është në Europë. Dëshiron të ndihmojë Putin, për të dobësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka frikë të paguajë një çmim shumë të lartë

Z

ZELENSKY

Volodimir, president i Ukrainës, ish aktor komik i cili në bunkerin e Kievit gjeti qëndrimin e tij politik dhe cilësinë e drejtuesit, duke shfaqur dhe burime të mëdha retorike dhe komunikuese. Ndonjëherë e tepron,  si në rastin e fjalës së tij në Knesset duke përmendur Holokaustin jashtë kontekstit: Ukraina po vuan çdo ditë një Holokaust, tha presidenti ukrainas gjatë fjalës ku kërkonte më shumë ndihma për vendin. Por akuzat e tij ndaj perëndimit do të qëndrojnë dhe për shumë kohë në vëmendje

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.