Zbulimi që mund të bëhet global: Alga e kthen minierën toksike në karburant
Një projekt kërkimor shkencor është duke përdorur algat për nxjerrjen e biokarburanteve dhe metaleve të çmuara nga uji toksik në minierat e braktisura, ndërsa njëkohësisht restauron shëndetin ekologjik të zonës.
Shkencëtarët nga universitetet e Bath, Bristol, Cardiff dhe Exeter kanë bashkuar forcat në këtë projekt, të njohur si Aleanca GW4, dhe kanë filluar eksperimentimin me ujërat e zeza nga një minierë e shkrirë e kallajit në Cornëall.
Alga është kultivuar brenda ujit për të hequr elementë të dëmshëm, si arseniku dhe kadmiumi disa prej të cilave mund të rikuperohen përsëri në industrinë elektronike – me mbetjet e mbetura të transformuara në biokarburant dhe pleh.
Konservatorët dhe aktivistët po ashtu kanë njohur shkatërrimin ekologjik të kryer nga aktivitetet e minierave. Ujërat e mbetura mund të shtrihen në një zonë të madhe dhe shpesh përmbajnë kimikate potencialisht të dëmshme, duke përfshirë acidin sulfurik dhe merkurin. Kjo kërcënon ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, herë pas here duke helmuar burimet e brendshme dhe duke kërcënuar ekzistencën e kafshëve të egra lokale.
Prodhimi i biokarburanteve nga algat aktualisht ka një çmim të lartë, por mund të jetë potencialisht fitimprurës në planin afatgjatë. Dr Mike Allen nga Laboratori Detar i Plymouth tha: “Nëse mund t’i bëjmë numrat të punojnë në mënyrë që të tejkalojmë koston e pastrimit nga prodhimi i metaleve dhe biokarburanteve, atëherë kjo zgjidhje lokale mund të bëhet globale”.
Një pengesë është se si teknikat mund të rriten. Për këtë arsye, shkencëtarët mbeten të kujdesshëm në lidhje me teknologjinë, por kërkuesit shpresojnë për progres. Dr Chris Chuck nga Universiteti i Bath tha: “Tani po aplikojmë teknologjinë për lloje të tjera të ujërave të zeza dhe madje edhe rrjedhjen industriale të ndotur”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
