Ushtarët rusë të burgosur në Ukrainë: Kërkojmë falje, menduam se ishte një stërvitje
Dëshmitë përdoren nga ushtria ukrainase për të bërë të qartë, sidomos për aleatët perëndimorë, prapaskenat e përgatitjeve ushtarake të rusëve. Djem të rinj të veshur me uniformë dhe me lot në sy. Janë ushtarërë rusë të zënë rob në Ukrainë, të cilët kanë kërkuar falje para telekamerave duke thënë se kishin menduar deri në fund se bëhej fjalë për një stërvitje dhe jo luftë
“Ju kërkoj falje të gjithë Ukrainës. Më falni që erdha këtu. Më vjen shumë turp.”
“Putim ka thënë vetëm gënjeshtra, na detyruan të vimë këtu. Dua t’i kërkoj falje të gjithë Ukrainës që erdhëm këtu”
Kjo kërkesë për falje e ushtarit rus të burgosur në Ukrainë ndodhi në një knferencë për mediat të organizuar nga ushtria ukrainase në Sumi, qytet në verilindje të vendit. I burgosuri i luftës para gazetarëve, më shumë se njëherë përsëriti se i vinte turp, duke sqaruar se ushtarët rusë i kishin trajtuar shumë mirë dhe i kishin dhënë për të ngrënë gjëra të mira. Ndërkohë që në ushtrinë ruse prej kohësh konsumonin ushqim të skaduar. Ai theksoi se deri në fund kishin besuar se bëhej fjalë për stërvitje në territor rus.
Dëshmia e tij bëri xhiron e botës në mediat ndërkombëtare, duke iu bashkuar një seri dëshmish të tilla. Dëshmi që përdoren nga ushtria ukrainase për të bërë të qartë, sidomos për aleatët perëndimorë, prapaskenat e përgatitjeve ushtarake të rusëve të cilët janë dhe pa celular e internet që të mos kenë mundësi të informohen rreth konfliktit.
Ka dhe ng ata ushtarë rusë të zënë rob të cilët thonë se “janë të vdekur” , pasi dhe nëse kthehengjallë në vendin e tyre, do vriten nga bashkëkombasit nga turpi. Konferenca të tilla për media të ushtarëve rusë të zënë rob në Ukrainë janë gjithnjë e më të shpeshta. Objektivi është të tregohet mungesa e përgatitjes së rusëve dhe gënjeshtrat e eprorëve të tyre. Një komandant rus i kapur më 10 mars u shpreh në një video se urdhëri për të pushtuar Harkiv brenda tre ditësh ishte dhënë nga vetë Putin. Për ta zbatuar iu ishte thënë që të bombrdonin civilët.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
