Ura e Kurçaj një mundësi për të zhvilluar turizmin në zonë
Ura e Kurçajt është ndërtuar në shekullin 18-të kur u ndërtuan shumë ura të reja në të gjithë Shqipërinë për të lidhur qendrat kryesore tregtare. Ura e Kurçaj ndodhet në lumin Zezë në fshatin Kurçaj dhe ishte pjesë e një rruge të hershme karvanesh midis Krujës dhe Tiranës përmes Mukjes dhe Zallherrit.
Në vitin 1984 ura u shpall monument kombëtar i kategorisë së parë dhe mbahet si dëshmi historike e arritjeve inxhinierike të kohës. Sot, ura është një vend i trashëgimisë historike dhe kulturore që lidh rrugët vendase.
Alexis Hupin i Ngarkuari me Punë pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri ditën e inaugurimit kujton tërmetin e 3 viteve më parë që dëmtoi edhe Urën e Kurçaj si shumë ndërtesa të tjera historike në Shqipëri: “Në fakt pak ditë më parë na u kujtua sërish tragjedia që mund të sjellin tërmetet në komunitet. Por ne duam të tregojme se pas tragjedise vijnë ditët e ripërtërimit, rindërtimit dhe arsyeja pse u mblodhëm sot bashke është për të kujtuar tre vjetorin e konferencës së donatorëve që u mbajt në Bruksel si sot, tre vjet më parë, fill pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Krahas parimit “Ndërtojmë së bashku më mirë” shpresojmë që në fakt kjo mundësi do t’i ofrojë komunitetit një shans më shumë për zhvillim ekonomik dhe për të demonstruar bukurinë e këtij peizazhi” .
Në fjalën e saj Elva Margariti, ministre e kulturës shprehet: “Falenderoj sot të gjithë prezentët sepse shumë prej personave që jane këtu sot kane një rol në rikuperimin e kësaj copëze historie që nuk është vetëm një pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare por është mbi të gjitha një rikthim i vëmendjes në ato pjesë të humbura ndonjëherë ne territorin shqiptar që tërmeti na i vuri gjithmonë e më shumë në dukje ishin pjesë të lidhura me komunitetin me historinë dhe me trashëgiminë kulturore. Më vjen mirë që u bëmë të gjithë bashkë jo vetëm për të rikthyer këtë memorie të vendit por u bëmë bashkë me ekspertë të cilët këtu kryen njëfarë shkolle kantier për restaurimin e kësaj ure . Është idea e rikthimit të mjeshterive te disa mjeshterive të humbura ose te disa profesionistëve të cilët ndiheshin si të larguar këto kohet e fundit dhe gjithmonë e më tepër po na bashkohen në restaurimet e te gjitha siteve të prekura nga tërmeti.. Nuk do kishte qenë e mundur nëse nuk do të kishim qenë nje skuader e bashkuar nje skuader që i përball të gjitha vështiresitë.
Një thirrje për komunitetin, që kjo është një vepër qe u rikthehet atyre pikë se pari dhe me shpresën që të rikthehet në një destinacion turistik për ata që bëjnë ecje si “hiking” dhe “tracking” në zonë.
Ura e ndërtuar në shekullin XVIII ndodhet në lumin Zezë dhe ishte pjesë e një rruge të hershme karvanesh midis Krujës dhe Tiranës
Ndërsa kryebashkiaku I Krujës, Artur Bushi u shpreh “Falenderojmë të gjithe aktorët që bënë të mundur restaurimin e kësaj ure të dëmtuar. Është një tjetër objekt që rrit oportunitetin e të ardhurave në zonën në të cilën ndodhemi. Pak muaj më parë ne kemi investuar edhe në asfaltimin e rrugës deri në qendër të fshatit, do të jetë një tjetër investim shtytës për t’u afruar tek ky objekt. Do të bëjmë të mundur shumë shpejt edhe asfaltimin e rrugës nga qendra e fshatit këtu te ura dhe ky do jetë një oportunitet si për banoret e zonës dhe për turistët që do të kenë rastin të vijnë në këto zona.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
