U përmbys varka, 26 vjeçari shpëton 2 pushueset në Shëngjin
20/08/2018 Shpërndaje

 U përmbys varka, 26 vjeçari shpëton 2 pushueset në Shëngjin

Luçiano Marku, 26 vjeç, vëgues detar në plazhin e Shëngjinit është kthyer në heroin e ditës pasi ka mundur të shpëtojë dy vazja të cilat rrezikuan të mbyteshin ndërsa londronin me varkë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë 26 vjeçari nga Lezha, arriti t’i shpëtonte dy vajzat e moshës 14 dhe 15 vjeçe ditën e djeshme kur ka ndodhur ngjarja.

Roja ka ndërhyrë kur varka ku ishin dhe dy adoleshentet u kthye përmbys pasi në të qëndronin më shumë persona sesa mund të mbante mbi të. “Pashë që po kërkonin  ndihmë, pasi ishin duke u mbytur. Menjëherë vrapova për t’iu dhënë ndihmë. Kur u afrova pashë që ishin dy vajza adoleshente. Deri diku rrezikova edhe unë jetën, pasi ishim jashtë zonës së sigurisë”, është shprehur 26 vjeçari për ‘Panorama’.

2 pushueset nga Kosova fatmirësisht kanë mundur të shpëtohen, pasi janë nxjerrë nga 26 vjeçari. Gjatë kësaj vere mbytjet në det kanë qenë të shpeshta, por nuk kanë munguar dhe raste të tilla, që me ndihmën e plazhistëve dhe rrojeve bregdetare janë shpëtuar shumë jetë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.