U bllokuan në aksident, një djalë dërgon çiftin të vizitojnë nënën në prag të vdekjes
Një çift bashkëshortësh Ron 77 vjeç, dhe Sharleen Gillies 58 vjeç po shkonin nga Edinburg në Kembrixh për t’i dhënë lamtumirën përfundimtare nënës para se të vdiste, por ata pësuan një aksident në trafik.
Dean Moore, i cili nuk e kishte takuar kurrë çiftin, i pa anës rrugës dhe kur dëgjoi se nëna e Sharleenit ishte në orët e fundit të jetës, u ofrua t’i dërgojë ata me makinë rreth 200 milje larg për të arritur në kohë për t’i thënë lamtumirë. “Unë thjesht nuk mund ta shpreh me fjalë atë që djali bëri për ne”, tha Ron.
“Kjo ndodhi të dielën ndërsa ajo vdiq të nesërmen. Nëse nuk do të ishte për Deanin nuk do kishin asnjë shans për të arritur atje me kohë. Njerëzit marrin çmime për gjëra të ndryshme dhe ata po bëjnë vetëm punën e tyre, ndërsa ky djalosh, nuk ishte puna e tij, ai nuk na njihte fare, por bëri diçka të mire pa ia kërkuar askush”.
Pas i dërgoi, Deani u kthye duke refuzuar të gjitha ofertat e pagesës. Ron e thirri Deanin më pas për ta falenderuar për çfarë bëri për to, por ai u shpreh se ishte pikërisht ajo që çdokush tjetër do të bënte. “Ata ishin të mbërthyer në një situatë të keqe, ndërsa unë e përmirësova pak”, tha ai.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


