Spektakli i luleve në Londër, tërheq 150 mijë vizitorë
Një traditë e nisur që në vitin 1913, ekspozita më e famshme e luleve në botë vazhdon të mbetet shumë tërheqëse dhe magjepsëse.
“Chelsea Flower Show”, ekspozita më prestigjioze dhe më e famshme e luleve në botë, ka tërhequr mijëra vizitorë çdo ditë, që nga hapja e saj të martën. Interesi për ekspozitën u shtua më shumë që pas vizitës së vetë Mbretëreshës Elizabeth II. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë dhe vetëm të shtunën e kaluar është vizituar nga 150 mijë vetë.
Në këtë hapësirë të gjelbër ka një pyll të vogël të sjellë nga Princesha Kate Middleton, që siç thotë ajo është frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë, është një vend për të qëndruar larg botës. Pamjet e kësaj ekspozite të përcjella përmes fotove tregojnë një panoramë të mahnitshme.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
