Si i bën Rama “refresh” vendimet që merr në periferi
Kryeministri Edi Rama më 27 gusht të këtij viti prezantoi qeverinë e re, duke bërë disa zëvendësime të ministrave, kalime nga një dikaster në tjetrin dhe me disa shkrirje të Ministrive. Mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 2” me 11 Ministri dhe 2 ministra Shteti, kryeministri e ka zhvilluar në qytetin e Vlorës ashtu sikurse bëri edhe 4 vite më parë në mandatin e kaluar. Mbledhjen e parë, informale, për këtë mandat të ri Rama e zhvilloi një ditë pasi prezantoi qeverinë e re në Llogara të Vlorës, rreth orës 18:00 të pasdites.
Ashtu sikurse u përfol, mbledhja me 13 ministrat dhe zv/kryeministren kishte temë diskutimi objektivat për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Vendimi i parë i marrë nga ky takim, të cilin e bëri publik kryeministri një ditë më pas, ishte shpallja e këtij viti si “Viti Mbarëkombëtar të Skënderbeut”. Më pas Rama ngriti një komision të posaçëm dhe u kërkoi të gjithë shqiptarëve sugjerime për kalendarin e aktiviteteve të këtij viti. Ndërkohë ditën e sotme, Rama ka mbledhur për herë të dytë ministrat, pas takimit informal në Llogara disa ditë më parë. Takimi po zhvillohet pak para dekretimit të ministrave në Parlament, në një lokal në Velipojë.
Vendimi 1 për 2017 pas takimit të parë:
“Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombētar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.
Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është mëse i mirëpritur”, shkruan Rama.
Takimi i 2013:
Rama edhe mbledhjen e parë të mandatit të parë në vitin 2013 me të gjithë kabinetin e ka zhvilluar vetëm pak metra larg dallgëve të detit, në plazhin e vjetër të Vlorës. Më datë 21 gusht të 2013 u zhvillua mbledhja në një nga hotelet e qytetit bregdetar, mes Ramës, Ministrave të PS dhe LSI e cila zgjati 2 ditë. Premtimi i parë i Ramës ishte se ne zyrën e qeverisë të jetë fotoja e Ismail Qemalit. Ndërsa në mbledhje nuk u bë publik asnjë vendim por u diksutua programin specifik të 100 ditëve të para të ekzekutivit të majtë dhe projektet e hartuara nga ministran për diskasteret që drejtuan. Teme e diskutuar në mbledhje ishin dhe punësimet në administratë. Pas takimit kryeministra tha se u vendosën piketat për 300 ditët e ardhshme.
Vendimi 1 për 2013 pas takimit të parë:
“VL, eksperiencë mjaft pozitive takimi i kabinetit, që vendosi piketat e 300 ditëve të para me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë qytetare”.
Takimi i 2014:
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në vitin 2014 për qeverinë Rama u zhvillua disa ditë pasi kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje informale me ministrat e kabinetit të tij në Radhimë të Vlorës. Mbledhjen e parë edhe për vitin 2014 kreu i qeverisë Rama e zhvilloi në Radhimë, në një takim informal me ministrant. Pas kësaj mbledhje Rama zhilloi mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës e kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
