Shqipëria e “pushtuar” nga turistët
28/12/2017 Shpërndaje

Shqipëria e “pushtuar” nga turistët

Turizmi në Shqipëri tashmë nuk është i zhvilluar vetëm gjatë muajve të verës. Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të lartë të vizitorëve të huaj në trevat shqiptare. Siaps Institutit të Statistikave për 11-mujorin e këtij viti numri i turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë është rritur me 7.8%. Rritjen më të lartë në numër e kanë pasur turistët nga Europa Qendrore.

Po të bëjmë një krahasim me nëntorin e vitit të kaluar raportohet se ka 24 mijë pushues më shumë në nëntorin e 2017.  Sakaq po t’ju referohemi të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, për 9 muajt e parë të vitit, vendi përfitoi mbi 1.3 miliardë euro të ardhura nga turizmi. Shifra është e barabartë me rreth 12% të prodhimit kombëtar, zë vendin kryesor në ekonominë e vendit, shkruan Pozitivi.

Fluksi i turistëve është rritur dhe më shumë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, në të gjitha pikat kufitare.Theksojmë se vetëm javën e kaluar kanë hyrë rreth 11 346 turistë. Destinacionet e tyre kanë qenë të ndryshme, por më të preferuara kanë qenë zonat e ftohta, me borë.

Sipas Ministrisë së Brendshme mbi 110 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 30 mijë automjete prekën territorin shqiptar në fundjavën e shkuar, në të gjitha pikat kufitare, si dhe në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Mendohet se arsye kryesore e rritjes së turistëve ka qenë promovimi  që i është bërë vendit në muajt e fundit.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.