Pushtetari përballë kërkesave të qytetarit në Ndroq
07/06/2018 Shpërndaje

Pushtetari përballë kërkesave të qytetarit në Ndroq

Në njësinë administrative Ndroq ku ka rreth 7 mijë banorë shqetësimet me reformën e re territoriale janë shtuar. Mungesa e aksesit në informacion, mungesa e investiemve në infrastrukturë dhe në shkolla ishin temat kryesore që ngritën banorët e kësaj zone përballë administratorit Xhavit Ceka. Mungesa e një tregu për tregtimin e prodhimeve bujqësore ishte një tjetër kërkesë për të cilën pritet zgjidhje.

“Kemi kërkuar nga Bashkia meqë ata i disponojnë mjetet dhe nuk i disponon njësia administrative. Një fadromë apo një kamion për të pastruar kanalet rrugës. Përsa i përket ndërtimeve nuk dimë ku do përplasen  njerëzit ëpr të ndërtuar një shtëpi, mungon informacioni, duke filluar që këtu tek ty  këtu poshtë dhe deri sipër duhet të bredhësh një vit pas letrave dhe nuk gjen rrugëzgjidhje”, është shprehur një nga banorët në forumin “Pushtetari përballë Qytetarit” organizuar nga Infinit Plusi.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.