Pas ukrainasve, Putin nis një “luftë” kundër rusëve
16/03/2022 Shpërndaje

Pas ukrainasve, Putin nis një “luftë” kundër rusëve

Në ditën e 21 të luftës në Ukrainë, Presidenti Vladimir Putin duket se ka nisur një luftë kundër Rusëve.

Vladimir Putin nuk pati nevojë për mbështetje popullore për të nisur pushtimin. Por nëse një numër i konsiderueshëm rusësh kthehen kundër tij, ai mund të detyrohet të ndryshojë drejtim.

Shumica e të dhënave në frontin rus nuk janë të besueshme, shkruan “The Economist”. Kjo pasi qeveria e vendit e ka kufizuar lirinë e fjalës dhe ka arrestuar mijëra protestues.

Disa sondazhe tregojnë mbështetje për luftën. Në dy sondazhe të kryera muajin e kaluar të drejtuara nga kompani të lidhura me qeverinë, rreth 65% e të anketuarve mbështetën “operacionin special ushtarak”.

Sondazhet e mëvonshme të pavarura zbuluan se 55-59% të njerëzve mbështetën “aksionin” ose “operacionin” ushtarak. Rezultate të tilla duhen marrë me rezerva pasi Kremlini ka kriminalizuar deklaratat për luftën që i konsideron të rreme.

Megjithatë, ato zbulojnë ndarjet dhe tendencat politike me kalimin e kohës. Një sondazh zbuloi se vajzat e reja që jetojnë në një qytet të madh, janë të diplomuara dhe nuk shohin televizion, ato kultivojnë pikëpamje kundër luftës.

Në sondazhet e përdoruesve të internetit në Moskë të drejtuar nga lideri i opozitës Alexei Navalny, përqindja e njerëzve që fajësojnë Rusinë për situatën u rrit gjatë javës së parë të luftës. 

Ndërkaq të dhënat e fundit kanë treguar se rusët janë më pak të lumtur pas luftës së nisur nga lideri i tyre.

PROTESTAT RUSI

Pavarësisht frikës, qytetarët rusë kanë dalë hapur kundër luftës. Sipas sondazheve zyrtare, 60% e moskovitëve nuk është dakord me përdorimin e forcës ushtarake në Ukrainë por pjesa më e madhe e rusëve mbështesin Putin.

70% e rusëve që jetojmë më zonat rurale dhe në qytete të vogla mbështesin vendimet e kreut të shtetit.

Janë mbi 700 personat e arrestuar në një ditë në Rusi pasi protestuan në qytete të ndryshme të vendit kundër luftës në Ukrainë. Që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt janë mbi 15 mijë personat e arrestuar gjatë protestave

Sipas sociologëve në vend për shumë vjet popullsia është ushqyer me propagandë të fortë pasi nuk ka burime të tjera informacioni. Për këtë arsye pjesa më e madhe besojmë se lidershipi rus ka bërë gjënë e duhur. Por ata që janë më shumë të informuar dhe marrin të dhëna nga burime të ndryshme, ndjejnë tmerr, turp dhe trishtim.

Ndryshe nga njerëzit që jetojnë në zona të thella, ato të ekranit i kanë dhënë mesazhe e tyre.

Një gazetare ruse ka hyrë në studion e transmetimit gjatë edicionit qendror të lajmeve në Rusi, në tramsmetim të drejtpërdrejtë. Channel 1 është një nga më të rëndësishmit në vend dhe mbulon pjesën më të madhe të territorit. Pas krahëve të spikeres së lajmeve, Marina Ovsianikova tregoi para kamerave një parullë të qartë: Jo, luftës. Mos i besoni propagandës. Këtu po ju gënjejnë.”

E punësuar në po të njëjtin rrjet televiziv, ajo u arrestua dhe më pas u mor në pyetje, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Pak para protestës ajo kishte regjistruar një video për të shpjeguar arsyet e gjestit: Ajo që po ndodh tani në Ukrainë është një krim, dhe Rusiaështë vendi agresor. Përgjegjësia e këtij agresioni bie në ndërgjegjen e një njeriu dhe ai njeri është Vladimir Putin. Babai im është ukrainas, nëna ime ruse. Nuk kanë qenë asnjëherë armiq. Rusia duhet të ndalojë menjëherë këtë luftë të tmerrshme dhe vendet tona të jetojnë në paqe.”

Më pas ajo kërkoi falje pasi prej vitesh punonte për këtë rrjet televiziv duke bërë propagandë për Kremlinin: Tani më vjen turp që kam lejuar gënjeshtrat të dalin nëpërmjet këtij televizioni. Më vjen turp që lejova që populli rus të kthehej në zombi, pasi heshtëm kur kjo filloi në 2014-ën. Nuk protestuam kur Putin helmoi Navalni. Tani e gjithë bota na ka kthyer shpinën dhe dhjetë breza pas nesh nuk do mund të lajnë këtë turp.

Në fund ajo i bëri apel rusëve popullit rus që të ndalojnë këtë cmenduri duke protestuar dhe duke mos pasur frikë, pasi askush nuk mund të burgosë të gjithë popullin. Gjesti i saj është vlerësuar dhe nga presidenti ukrainas Zelensky i cili e ka komplimentuar dhe falenderuar për veprimin.

Mesazhet kundër Putin kane qenë të panumërta edhe kundrejt Rusisë. Në Biarric të Framcës, disa aktivistë janë futur me forcë në vilën në bregdet të Katerina Tikonova, vajza e Putin. Ata ndërruan bravat dhe thanë se tashmë vila do të jetë në dispozicion të refugjatëve ukrainas. Një video e INSIDER dhe disa fotografi të publikuara në Tuiter dhe Telegram, tregojnë aktivistët brenda rezidencës luksoze e cila ka 8 dhoma gjumi dhe tre tualete. Disa prej tyre mbajnë në duar flamuj ukrainas.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.