Një punonjës në azil
“Zakonisht njerëzit e mbajnë punën vetëm për një vit. Pagat nuk janë të mira. Më pak se 1000 dollarë në muaj. Dhe është shumë fizike. Unë duhet të vishja, t’u bëja dush dhe të ushqeja dymbëdhjetë të moshuar në 2.5 orë. Orari është aq i ngushtë për shkak se është një biznes. Mund të duket sikur banorët janë kuti që lëvizin përreth. Por ata nuk janë kuti. Ata janë njerëz. Unë nuk mendoj se familjet e tyre mendojnë për to. Ata i lënë në një shtëpi dhe supozojnë se janë të sigurt, se ushqehen mirë dhe ka kush kujdeset për ta. Por të gjithë janë të trishtuar. Ata janë të mpirë. Çdo ditë është e njëjtë. Kur fillova të punoja atje, ata nuk donin të bashkëpunonin.
Më linin vetëm t’i mbaja. Por gjithmonë flisja me ta. U bëja pyetje. Bëja shaka me ta. Pastaj një mëngjes kisha një sherr në shtëpi dhe isha në gjendje të keqe, kështu që punova në heshtje. Dhe të gjithë të moshuarit që kishin qenë aq të qetë – filluan të më pyesin se çfarë nuk shkonte. Në këtë moment kuptova se sa e vlerësonin vëmendjen që po u jepja. Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet. Unë kam shumë miq atje. Por unë tashmë jam dyzet e tre. Kohët e fundit kam pasur një operacion. Unë nuk jam i sigurt se sa shumë vite do të jem në gjendje ta bëj. Por nuk përpiqem të mendoj se çfarë do të ndodhë kur të largohem”.
(Madrid, Spanjë) Humans of New York
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
