Një mesazh për nënat: Përsosmëria është një objektiv i pamundur
Serena Williams iu kujton diçka të rëndësishme nënave në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas. “Dua ta bëj të qartë se përsosja është një objektiv i pamundur dhe kurrë nuk duhet t’a ndiqni në jetë”, shkroi superstari i tenisit në një ese të botuar të premten.
Williams u shpreh për betejat personale me të cilat përballet në punën si një nënë e re dhe angazhimin në tenis. Pas lindjes së vajzës së saj Olimpia në vitin 2017, shkroi Ëilliams, ishte vërtet e vështirë ta linte dhe të kthehej në punë.
“Ajo është përparësia ime absolute , shpenzimi i sa më shumë kohe që të jetë e mundur me të çdo ditë të saj është kaq e rëndësishme për mua”, shkroi ajo. “Por unë jam duke u trajnuar për të fituar Grand Slams dhe ndonjëherë duhet të bëj zgjedhje të vështirë për mënyrën se si kaloj kohën.
Unë kam qarë për Olimpin sa herë kam humbur durimin. Qava kur i ndalova ushqyerjen me gji. U ula me Olimpin në krahët e mi, bisedova me të, u lutëm për të dhe i thashë asaj: Mami duhet ta bëjë këtë. Qava kur humba hapat e parë të Olympias sepse isha në stërvitje”.
Ëilliams shkroi se dëshiron që mamatë e tjera që punojnë ta dinë se nuk janë vetëm. “Ne duhet t’i tregojmë vetes dhe grave në pozitat tona dhembshuri dhe realitet”.
Ajo shtoi se shpreson për këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas që të gjitha gratë të bëhen së bashku për ta mbështetur dhe ngritur njëra-tjetrën.
“Ndërsa mendoj se të gjitha gratë janë superheroina, nuk jemi mbinjerëzore dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e njëri-tjetrit”, shkroi Williams. “Duhet t’i japim njëri-tjetrit mirësi kur ndihemi të pamjaftueshëm dhe kur shoqëria vendos pritshmëri joreale ose vendet tona të punës kanë rregulla të vjetra. Ne duhet të bashkohemi së bashku dhe të luftojmë për atë që është e drejtë”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.




