Neymar, lojtari më i paguar në të gjithë botën
25/03/2022 Shpërndaje

Neymar, lojtari më i paguar në të gjithë botën

Nejmar është lojtari më i paguar në Francë dhe në të gjithë botën. Superylli brazilian lë pas Mesin e Mbapenë, por gjithsesi është nën kritika të ashpra nga mediat dhe tifozët.

Ylli brazilian ka rrogën më të lartë në Francë dhe në gjithë botën. Braziliani fiton 50 milionë euro në vit, Mesi është i dyti me 41 milionë. Skuadra pariziene ka 14 lojtarët më të paguar në ligë e parë të Francës. Pavarësisht rrogës, braziliani është nën akuzë nga mediat dhe tifozët

Mund të mos e duan aspak, por ai ka arritur një kulm. Kjo, pasi Mesi u largua nga Barcelona.

Superylli argjentinas, që ndodhet tek Paris SG bashkë me brazilianin, merr rreth 41 milionë euro në vit, një rrogë tepër e rëndësishme, edhe pse shumë më e ulët sesa ajo që I jepej në “Kamp Nou”.

Sipas medias franceze RMC, në ekip mungojnë udhëheqësit, ndërsa janë krijuar dy klane, ai francez dhe ai amerikanojugor, me çarjen që është shtuar pas eliminimit të rëndë nga Championsi me humbjen 1-3 me Realin në Madrid.

Pas treshes së madhe vijnë Markinjos, Verrati, Hakimi, Navas, Di Maria, Vajnaldum, Donaruma, Ikardi e Sergio Ramos.

Edhe 16 nga 18 vendet e para I ka sërish klubi i presidentit Al Helaifi.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.