Mungesa e radiologjisë në pediatri detyron pacientë të drejtohen në spitalet private
Këto janë pamjet që sjell pozitivi.org nga shërbimi i radilogjisë së pediatrisë në kryeqytet.
Reparti i radiologjisë është kthyer në një kantier ndërtimi ku është pezulluar kryerja e shërbimeve për pacientët e vegjël.
Aparaturat e rëndësishme si grafi, skaner të cilat shërbejnë për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme nuk shërbejne prej 2 muajsh duke detyrar që prindërit të drejtohen në spitalet private për të kryer mjekimet e nevojshme.
Për pozitivi.org një nga prindërit shpreh shqetësimin se pas pezullimit të këtij reparti i është drejtuar spitalit privat, ndërsa cmimet janë papërballueshëm për të.
Ende nuk ka një përgjigje nga institucionet përkatëse se kur do jetë sërish në shërbim të qytetarëve reparti i radiologjisë.
#hospital #fakulteti i mjekesise #universiteti i mjekesise
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
