“Mirësevjen nga burgu”, vogëlushi surprizon të ëmën në aeroport
Kur Barbara Nielsen u largua nga qyteti për një javë në një udhëtim biznesi, kurrë nuk e priste që kur të vinte në shtëpi t’i bëhej një mirëpritje si ajo që mori nga familja e saj.
Ajo u habit kur djali i vogël i uroi mirëseardhjen në shtëpi me një poster ku shkruhej, “Mirësevjen në shtëpi nga burgu mami”! Burri i saj, Brandon, tha se ishte frymëzuar në media sociale ta bënte diçka të tillë. Djalit të tij nuk i tha se çfarë shkruhej, vetëm ia dha ta mbajë në dorë. Gjesti ka shkaktuar të qeshura mes familjes dhe atyre që ndodheshin pranë. Një mënyrë e këndshme për të sjellë një atmosferë pozitive pas nje udhetimi pune.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
