Lëvizja Vetëvendosje mbledh 300 ton ndihma për familjet e prekura nga tërmeti
Në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka mbledhur në Kosovë rreth 300 ton ndihma.
“Menjeherë pas tërmetit në Shqipëri jemi mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.
Qendrat tona gjithandej Kosovës kanë mbledhur nga qytetarët mbi 300 tonë ndihma të cilat i kemi nisur në tre konvoje. Dhimbjet i përballojmë bashkë!, ka shkruar LVV.
Ndihmat e mbledhura nga qytetarët kosovarë përfshijnë pako me ushqime, veshmbathje e materiale higjenike.
Tërmeti 6.4 ballë që ra mëngjesin e datës 26 nëntor ka shkaktuar dhejtëra viktima, qindra të plagosur dhe shembjen e shumë pallateve dhe banesave në Durrës.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
								
						
						
						