Kirurgu lufton borxhin mjekësor duke lejuar pacientët dhe familjet të paguajnë për operacionet me punë vullnetare
Në vend që t’i lejojë pacientët e tij të falimentojnë nga borxhi mjekësor, një kirurg në Nebraska ka bashkëpunuar me disa organiazata bamirësie lokale, në mënyrë që pacientët e tij të paguajnë për operacionet e tyre me shërbim në komunitet.
Doktor Demetrio Aguila III është ideatori prapa klinikës kirurgjikale Healing Hands of Nebraska për operacione rindërtuese dhe nervore të lidhura në Norfolk. Ai thotë se u frymëzua të nisë programin M25 pasi u lodh nga fakti që pacientët amerikanë vuanin nga ngarkesa e keqe financiare për kujdesin mjekësor.
Përmes programit M25, Aguila lejon pacientët e tij të zgjedhin një nga organizatat jofitimprurëse nga lista e organizatave pjesëmarrëse. Ai më pas cakton një sasi të caktuar orësh vullnetare që pacienti duhet të përfundojë në mënyrë që të paguajë operacionin.
“Ne kemi eleminuar shumë telashe administrative që janë të lidhura me kujdesin shëndetësor,” u tha Aguila gazetarëve lokalë. “Ne kemi ulur koston e kujdesit shëndetësor. Ne kemi qënë të drejtë për të gjithë ato që janë të përfshirë. Askush nuk humbet. Kjo është thelbi i Programit M25. “
Jeffrey Jensen u bë pacienti i parë që mori pjesë në program në tetor pasi atij iu caktuan 560 orë vullnetare në këmbim të operacionit për të rregulluar mpirjen dhe dëmtimin e nervit në këmbën e tij. Ndërsa 560 orë mund të duket si shumë punë, pacientët inkurajohen të kenë ndihmën e familjes dhe miqve për të ndihmuar në përmbushjen e orëve të punës vullnetare.
Që nga pjesëmarrja në program, Jensen thotë se puna vullnetare ka ndihmuar të ndryshojë pozitivisht jetën e tij sa më shumë, ashtu si dhe operacioni.
“Programi M25 nuk ka të bëjë me paratë – ka të bëjë me atë se nëse njerëzit mblidhen për të ndihmuar njerëzit e tjerë, atëherë komuniteti juaj lulëzon,” tha Jensen.
Aguila tani shpreson që programi të frymëzojë mjekë të tjerë për të filluar nisma të ngjashme në komunitetin e tyre.
0000000000000″Unë do të doja të frymëzoja mjekë të tjerë dhe profesionistë të tjerë mjekësorë për ta gjetur atë shpresë përsëri,” tha ai. “Të gjejnë atë arsye për të qenë mjek dhe për ta rikthyer këtë gjë në thelbin e asaj që bëjnë çdo ditë.”
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
