Gjyshi i shqetësuar për nipin e izoluar nga teknologjia
04/07/2019 Shpërndaje

Gjyshi i shqetësuar për nipin e izoluar nga teknologjia

“Ndiej sikur e njoh nipin tim më pak tani se kur ishte më i vogël. Dikur ishte një fëmijë zbavitës. Ne shkonim në muze dhe restorante. Luanim lojëra të ndryshme dhe shah. Diskutonim për gjërat. Ai ishte shumë larpamës. Kurse tani dëshiron vetëm të qëndrojë në kompjuter. Është i fiksuar me një lojë të quajtur Fortnite. Ai po humbet aftësinë e tij për t’u shoqëruar ballë për ballë me njerëzit, veçanërisht me të rriturit. Me ekranin ndezur tek ai shihet dëshpërimi për të hyrë në të. Kjo më frikëson sepse është larguar nga bota reale.

Nipi im po bëhet më agresiv dhe i vrazhdë. Është i gjithi pjesë e asaj kulture. E ka pranuar dhunën plotësisht. Unë e dëgjoj duke bërtitur në dhomën e tij: “Trupi i madh u qëllua!”, “Koka e madhe u qëllua!” Paratë e mamasë së tij i shpenzon në gjëra abstrakte si armë të reja. Kur i thonë jo për diçka zemërohet shumë. Psikologu i shkollës i ka vendosur një afat kur të qëndrojë para ekranit por ai është i zemëruar për këtë. Gjithmonë kërkon më shumë kohë. Ndihem sikur po e humbasim. Ai ndoshta mendon se jam një plak i vjetër, dhe nuk po i mbështes interesat e tij. Por unë nuk kam asnjë interes për të hyrë në atë botë. Ashtu siç duket se ai nuk ka interes për të hyrë në tonat”.

(Montreal, Kanada) Humans of New York

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.