Fuqia për të qenë UNË
Ne me siguri kemi një pasuri anekdotash se çfarë do të thotë për njerëzit të kesh fuqi: Fuqia ka bërë që figura politike të angazhohen në tradhti bashkëshortore, të ndërmarrin politika jo etike financiare dhe të kontribuojnë për disa nga momentet më rënda për një komb. Nga njëra anë përmes këtyre shembujve mund të arrijmë në përfundimin se pushteti dhe fuqia i çon njerëzit në sjellje imorale, joetike dhe devijante.
Natyrisht, fuqia nuk mund të jetë gjithmonë e keqe, siç ishte për ekonominë amerikane apo për karrierën politike të Edwards. Sigurisht, nganjëherë fuqia mund të ketë një efekt pozitiv në mirëqenien tonë, duke na dhënë lirinë të jemi vetëvetja.
Hulumtimi i fundit (2011) i kryer në UC Berkeley nga profesorët e psikologjisë Serena Chen dhe Dacher Keltner sugjeron pikërisht këtë: Fuqia ju lejon të jeni vetja! Më konkretisht, për shkak se pushteti përfshin kontrollin dhe lirinë për të administruar shpërblime dhe ndëshkime për të tjerët, fuqia ka aftësinë të lejojë njerëzit të jenë të qëndrueshëm në të gjitha situatat dhe kontekstet. Në thelb, të kesh fuqi do të thotë që një person nuk duhet të angazhohet në nje strategji vetë-paraqitje, të shfaqet si dikush që nuk është.
Në studimin e parë që teston këtë parashikim, pjesëmarrësit treguan një masë personaliteti që vlerëson ndjenjën e disponimit të pushtetit të një personi. Kjo është tendenca për të rënë dakord me deklarata si: “njerëzit kanë tendencën të dëgjojnë atë që kam për të thënë”, ose “ndjej se kam shumë pushtet”, në lidhje me marrëdhëniet tuaja në përgjithësi.
Pas plotësimit të kësaj, pjesëmarrësit përfunduan testin e 20 deklaratave, një detyrë me shkrim të hapur, ku njerëzit plotësojnë 20 deklarata për veten e tyre. Individet që kishin më shumë pushtet tentonin të shkruanin vazhdimisht deklarata si: “Unë jam i jashtëzakonshëm”, “më pëlqen të jem shoqëror”. Në të kundërt, njerëzit që shënojnë më pak pushtet kanë tendencë të tregojnë më pak qëndrueshmëri në vetë deklaratat që bëjnë.
Në një studim të dytë, pjesëmarrësve iu kërkua që të përshkruanin veten duke bërë një profil në internet për dy faqe të ndryshme në rrjete sociale. Pjesëmarrësit me fuqi të lartë edhe një herë tentuan të jenë më të qëndrueshëm në vetë-përshkrimet e tyre. Në të kundërt, pjesëmarrësit me fuqi më të ulët tentonin të ndryshonin mënyrën e prezantimit të tyre në dy faqet e internetit.
Pjesëmarrësit pastaj vlerësuan personalitetin e tyre në tre kontekste: në shtëpi, në familjen, dhe në punë /shkollë. Së fundi, ata vlerësuan ndjenjat e tyre të vertetesise në përgjithësi – domethënë shkallen në të cilën dikush mund të shprehë qëndrimet dhe ndjenjat e veta përreth të tjerëve. Jo çuditërisht, pjesëmarrësit me fuqi të lartë ishin më të qëndrueshëm në vetë-vlerësimet e tyre në të tre kontekste dhe gjithashtu kishin tendencë të raportonin ndjenja të larta të vertetesise, në krahasim me ata me fuqi më të ulët.
Fuqia ka benefite të rëndësishme pozitive për njerëzit: Kur njerëzit kanë fuqi, nuk e ndjejnë nevojën për ta paraqitur veten ndryshe në situata të ndryshme. Nga një anë kjo është gjë e mirë, sepse ndihmon një person të ndihet dhe sillet siç është në situata të ndryshme. Në të kundërt, mungesa e fuqisë nënkupton që njeriu duhet të jetë strategjik në mënyrën se si paraqet vetveten, duke ndryshuar nga konteksti në kontekst. Ndërkohë që shqetësimet e vetëshpalljes ndoshta janë adaptuese në disa situata, është e lehtë të shihet se si ndryshimi i vetes gjatë gjithë kohës mund të kontribuojë në ndjenja negative si “nuk mund të jem i vërtetë” ose “njerëzit nuk më njohin vërtet”. Michael W Kraus Ph.D.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
