Ermal Fejzullahu dhuron 100 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti, Sabriu liron shtëpinë e tij
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu dhuron 100 mijë euro në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti. Shumë vipa shqiptarë janë solidarizuar me këtë fatkeqësi natyrore që ka shkaktuar disa viktima dhe dhjetëra të plagosur, duke dhuruar dhe mbledhur donacione. Megjithatë shuma e dhuruar nga Ermali është e konsiderueshme dhe tepër humane, çka ka bërë që ai të vlerësohet maksimalisht.
Familja fejzullahu nuk ështē mjaftuar vetëm me kaq, por babai i Ermalit, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu ka liruar shtëpinë e tij për një familje 6 anëtareshe, që ka mbetur pa banesë.
“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar”, shkruan Ermali.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
