Erion Muça: 400 mijë vende të lira pune. Shqiptarët kanë ikur rrugëve të Evropës
Fenomeni i emigracionit në Shqipëri ka ulur në nivele drastike fuqinë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë. Mungesa e punonjësve është kthyer në shqetësimin kryesor të bizneseve në disa sektorë të industrisë përpunuese. Përveç përpjekjes për një jetë më të mirë, ka edhe mospërputhje të tregut të studimeve me atë të punës. Shumë të rinj shqiptarë e shohin pa perspektivë punësimin në profesionet ku janë arsimuar, e për këtë arsye po largohen nga vendi në masë. Studentët e diplomuar mbeten në kërkim të një vendi pune, por shpeshherë detyrohen të ndryshojnë tërësisht profilin që ata kanë studiuar pasi nuk gjejnë vende të lira në profesionet që duan. Për pozitivi.org eksperti i punësimit, Erion Muca liston disa nga profesionet e kërkuara nga të rinjtë dhe dilemat e tyre përballë sfidës së punësimit.
Zyrtarisht papunësia në Shqipëri vijon të jetë e ulët. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se papunësia është 11.5% për vitin 2021. Eksperti i punësimit, Erion Muca thekson se në vendin tonë llogariten 162.000 si të papunë. Nga ana tjetë janë 350.000 apo 400.000 vende të lira, por që nuk përshtaten me kërkesat e të diplomuarve.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
