Drama e fundit në Teatrin e Mariupol
Sot ishte “drama” e fundit për Teatrin Dramës në Mariupol, qytetin që ditët e fundit është kthyer në epiqendrën e sulmeve nga pushtuesit. Rusët e kanë shkatërruar me sulme ajrore.
Në teatër, besohet se ishin të strehuar të paktën 1000 civilë, që kanë humbur shtëpitë gjatë luftimeve. Në pamjet e publikuara, shihet godina me një arkitekturë antike, e nga ana tjetër, se si është kthyer në “shkrumb e hi nga sulmet”.
Autoritetet kanë thënë se ende nuk e dinë se sa është numri i viktimave, duke shtuar se ende nuk janë afruar për të parë nëse ka ende të mbijetuar nën rrënoja.
Ata theksuan se rusët kanë goditur qëllimisht teatrin, edhe pse e dinin zyrtarisht që ajo ishte kthyer në strehën e civilëve. Në mesin e të strehuarve në teatër, kishte dhe qindra fëmijë dhe gra shtatzëna, kanë pohuar autoritetet.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
