“Cikloni bombë” në vendin e mijëra shqiptarëve, si shmanget
04/01/2018 Shpërndaje

“Cikloni bombë” në vendin e mijëra shqiptarëve, si shmanget

Cikloni është një stuhi e cila karakterizohet nga një qendër me shtypje atmosferike shumë të ulët. Shoqërohet me stuhi, erë të fortë dhe shira të rrëmbyeshëm. Por si arrin të fuqizohet një ciklon? Kur shtypja atmosferike fillon të zvogëlohet për shkak të ngrohjes në rritje stuhia ushqehet me më shumë avuj uji. Ky ciklon arrin  në tokë për shkak të fërkimit të shtresave të tij me tokën. Kur cikloni kalon  në zonën ku uji i oqeanit është i freskët nën 27 gradë C, shtypja në qendër të ciklonit vjen duke u rritur.  Ai ushqehet me më pak avuj dhe më pas shuhet. “Cikloni bombë”, kështu është quajtur stuhia më e fuqishme nga meteorologët që pritet të godasë verilindjen e SHBA këtë javë, nga brigjet e Maine deri në Virxhinia.

Në SHBA që prej Krishtlindjeve temperaturat kanë qenë tepër të ftohta duke thyer rekord. Gjatë kësaj kohe janë shkaktuar 11 viktima prej të ftohtit ekstrem, ndërsa tashmë vjen goditja e rradhës. Për shkak të stuhisë së paralajmëruar nga ekspertët linjat ajrore kanë anuluar më shumë se 2.700 fluturime të planifikuara për të enjten. Stuhia për shkak  të natyrës së  egër që do ketë është quajtur  ciklon bombë, dhe pritet të jetë më e madhja përgjatë këtyre dekadave. Do ketë erëra të ftohta të rrezikshme, për të cilat kanë filluar të merren masa që tani. Bora e madhe dhe kushtet e jashtëzakonshme çuan në mbylljen e dy Universiteteve ditën e Mërkurë, si dhe në mbyllje të parqeve ujore të Orlandos.

Autoritetet kanë hapur dhjetëra qendra emergjence. Në Pensacola, moti i ktheu shatërvanët në skulptura akulli. Mbi 1 mijë borëpastruse dhe kamione me kripë janë pozicionuar në Karolinën e Jugut, sepse bora ka mbuluar gjithçka si rrallë herë, shkruan Pozitivi. Ndërkaq në Xhorxhia u shpall gjendja e emergjencës për 28 konte bregdetare. Të rrezikuar nga ky ciklon i rrezikshëm janë dhe qindra shqiptarë që ndodhen në SHBA, pasi siç dihet një pjesë e mirë jetojnë në këto zona.

Këshillohet që në raste të tilla fillimisht të përgatitni shtëpinë. Pyesni autoritetet nëse shtëpia juaj është ndërtuar me standarde të ciklonit. Sigurohuni që jeni të mbrojtur nga stuhitë, përmbytjet dhe dëmtimet e ciklonit, duke përfshirë pastrimin dhe heqjen e mbeturinave. Kontrolloni çatinë tuaj dhe riparoni çdo pllakë të lirshme, qepalla ose vida. Sigurohuni që dritaret të jenë të pajisura me kapakë ose me ekran metalik. Pritini çdo degë që varet mbi shtëpinë tuaj dhe të pastroni ulluqet e gjetheve dhe mbeturinave.

Sigurohuni që familja të dijë sinjalin paralajmërues të emergjencës standarde (SEËS), i cili zakonisht transmetohet kur një ciklon është 12 orë ose më pak. Nëse paralajëmroheni 1 orë para ciklonit ose më shumë duhet të ndiqni zhvillimet e reja dhe të kontrolloni rregullisht faqet e emergjencave për udhëzime dhe përditësime mbi ciklonin, shkruan pozitivi.org. Njihuni me disa nga faktet prapa cikloneve tropikale përmes Byrosë së Meteorologjisë. Kontrolloni që pajisja e mbijetesës emergjente të jetë në dorën tuaj. Nëse dritaret tuaja janë të pajisura me kapakë, sigurohuni që ato të jenë të mbyllura në mënyrë të sigurt. Mbani fëmijët dhe kafshët në shtëpi dhe qëndroni brenda derisa të mbarojë stuhia. Tregojuni miqve dhe familjes se ku jeni.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.