Ana e errët e facebook: Si të zbuloni “miqtë” e rrezikshëm
31/08/2018 Shpërndaje

Ana e errët e facebook: Si të zbuloni “miqtë” e rrezikshëm

Mësoni se si të zbuloni personalitete të errëta në internet, aq më shpejt sa më mirë.

Ju takoni një person simpatik në një aktivitet shoqëror. Të nesërmen në mëngjes, merrni një kërkesë për shoqëri në Facebook, nga ajo. Duke kujtuar bisedën e kënaqshme të një nate më parë, shpejt e “pranoni” pa u menduar. Ajo dukej mjaft bukur.

Cfare keni bere? Thjesht i garantuat një të huaje virtuale,  akses në një pjesë të konsiderueshme të jetës suaj private dhe informacioneve personale.

Shumicën e kohës, të pranosh një kërkesë për miqësi, është e padëmshme, sepse shumica e njerëzve përdorin Facebook si një mënyrë të pafajshme dhe të shëndetshme online për të plotësuar marrëdhëniet. Sidoqoftë, gatishmëria për t’i dhënë një të huaji çelësin për të hyrë në botën tuaj virtuale, mund të jetë një gabim i madh.

Personalitete të errëta në Facebook; Triada e errët e personalitetit: psikopatia, machiavellianizmi (personalitet që manipulon, mashtron dhe shfrytëzon të tjerët për të arritur qëllimet e veta) dhe narcizmi (persona që iu pëlqen vetja tepër) janë 3 tipe që ju doni t’i shmangni. Por a mund t’i zbulosh me saktësi ato në internet?

Randy J. Vander Molen et al. në “Gjykimet e treshes së errët në bazë të profileve të Facebook”, (2018) zbuluan se vëzhguesit janë në gjendje të zbulojnë narcisizmin në profilet e Facebook më shumë se psikopatinë dhe Machiavellianism.

Hulumtime të tjera sugjerojnë se personalitetet e errta veprojnë ndryshe në internet. L. Abell dhe G. Breëer (2014), venë në dukje se Machiavellianism karakterizohet nga ndarja emocionale, cinizmi dhe manipulimi.

Në mënyrë të veçantë, ata zbuluan se gratë machiavelliane përfshihen në agresion relacional ndaj miqve të ngushtë në Facebook dhe vetë-promovimit të pandershëm, ndërsa meshkujt machiavellian angazhohen në më shumë vetë-promovim.

Disa njerëz janë më shumë se të errët; ata janë të rrezikshëm. Hulumtimet lidhin drejtpërdrejt sjelljen në media sociale dhe dhunën.

Monitorimi i Facebook: Një bekim dhe një mallkim; Facebook u siguron partnerëve xhelozë një mënyrë për të monitoruar dikë që e konsiderojnë të rëndësishëm. Megjithatë, monitorimi në Facebook është një shpatë me dy tehe. Duke vërejtur se partneri e ka zyrtarizuar lidhjen me ju në facebook, se ka vënë foto me ju në profil dhe ju ka përmendur shpesh në postime, mund të rrisë kënaqësinë relacionale.

Hulumtimet vërtetojnë nga përvoja praktike se Facebook mund të jetë si një bekim dhe një mallkim. Partnerët xhelozë ose të pasigurt shpesh përdorin strategji për mbajtur kontrollin e marrëdhënieve të tyre. Meagan J. Brem et al. (2014), zbuluan se mbajtja nën kontroll e facebook-ut të partnerit/es (vënia e fotove me ta) ndikon në shfaqjen e dhunës. Ata zbuluan se burrat dhe gratë përdorin nivele të ngjashme të strategjive të mbajtjes së Facebook-ut.

Dhuna zakonisht vjen për shkak te nga xhelozisë dhe Facebook është një mjedis që nxit xhelozinë në internet. Nga ana tjetër, Brem et al. pranojnë se hulumtimet e tjera mbështesin një lidhje të shfaqur në facebook, si vënia e një fotografie me partnerin, pasi rrit kënaqësinë e marrëdhënies.

Zgjidhni miqtë tuaj me kujdes. Nuk ka asnjë arsye për ta mbyllur llogarinë tuaj të Facebook. Socializimi i sigurtë në internet kërkon perceptim, jo paranojë, shkruan Ph.D Wendy L. Patrick. Ndani me mençuri, postoni me përgjegjësi dhe zgjidhni miqtë tuaj me kujdes.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.