Adoleshenti shpëton 14 kuaj nga flakët
Një i ri në Gjeorgji është quajtur hero pasi shpëtoi jetën e 14 kuajve të Clydesdale. Shtëpia e familjes Martin mori flakë në mes të natës.
“Kjo tronditi tërë shtëpinë”, i tha Shannon Martin stacionit të lajmeve lokale. “Një minutë isha në shtrat; minutën tjetër po qëndroja në këmbë pranë shtratit duke u përpjekur të kuptoj se çfarë ka ndodhur”.
Menjëherë pas kësaj, një zjarr përfshiu shpejt hambarin e kuajve të tyre. Për fat të keq dyert e hambarit ishin të mbyllura.
Ne ato momente 16-vjeçari Macon nxitoi e u hodh në veprim. “Unë thjesht vrapova jashtë. Nuk kisha veshur as rroba, këpucë, asgjë”, tha Macon. “Vetëm vrapova drejt e në derë”.
Shkoi dhe hapi hambari e më pas me nxitim u përpoq ti largojë nga flakët kuajt. Të 14 kuajt shpëtuan pa lëndime të mëdha, ndërsa hambari ishte një humbje totale.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

