SHBA, 100-vjeçari vendos rekord në atletikë
05/05/2022 Shpërndaje

SHBA, 100-vjeçari vendos rekord në atletikë

Një veteran 100-vjeçar vendos një rekord botëror në atletikë në Shtetet e Bashkuara.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Lester Rajt vendosi një rekord botëror në atletikë në moshën 100-vjeçare, ndërsa garoi në Kampionatin e Atletikës së Lehtë në Universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfia. Rajt realizoi kohën 26”34, duke e ulur rekordin e moshës me më shumë se gjysmë sekondi.

Kjo është gara më e vjetër e atletikës në Shtetet e Bashkuara, me fillesë në 1895, dhe Lester Rajt u bë rekordmeni botëror më i vjetër.

Ai mori pjesë në garën e 100 metrave për Masters, në krah të veteranëve të tjerë, por që ishin më të rinj se ai. Rekordin e mëparshëm e mbante Donald Pelman.

Rajti është një mjeshtër i vjetër i atletikës për veteranët dhe gati çerek shekulli më parë vendosi rekordin botëror kur ishte 76 vjeç A jeni I lodhur?, e pyetën pas garës.

“Jo”. A do ta bëni këtë gjë përsëri? “Po”, tha ai. Gjithsesi, rekordi rrezikoi të mos vendosej.

“Prej tre vjetësh kam qenë I sëmurë dhe nuk kam garuar, – tha heroi, – ky është konkurrimi im I parë që pasi u shërova”. Por, si ka mundësi që Rajti ia ka dalë të jetojë kaq gjatë dhe të ketë shëndet të tillë?

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.