Zbulohet teoria e lumturisë së Ajnshtajn, letra që i dha korrierit në 1922
27/02/2018 Shpërndaje

Zbulohet teoria e lumturisë së Ajnshtajn, letra që i dha korrierit në 1922

Një korrier zbulon një shënim të shkruar nga Albert Ajnshtajni në vitin 1922 në Hotel Imperial në Tokio Japoni. Në këtë shënim Anjshtanj përshkroi shkurtimisht teorinë e tij mbi një jetë të lumtur, e cila tashmë ka dalë në ankand në Jeruzalem.

Në vitin 1922, kur fizikanti gjerman i famshëm për teorinë e tij të relativitetit, ishte në një turne leksionesh në Japoni shkroi teorinë e lumturisë e cila zbulohet publikisht pas kaq shumë vitesh, shkruan pozitivi.org.  Në atë periudhë Ajnshtajni ishte informuar se do të merrte çmimin Nobel për fizikë dhe fama po i rritej.

Një korrier japonez shkoi në hotelin ku qëndronte fizikanti për t’i dërguar atij një mesazh. Ndërlidhësi refuzoi të pranonte një bakshish, ose më sakt Ajnshtajni nuk kishte të vogla, megjithatë fizikanti nuk donte që lajmëtari të ikte duar bosh, prandaj i shkroi dy shënime me dorë në gjermanisht.

“Nëse je me fat ato shënime do të bëhen shumë më të vlefshme sesa vetëm një bakshish i zakonshëm”, i tha Einstein korrierit i cili ka preferuar të mbetet anonim. Një shënim shkruhej: “një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim sesa të vraposh pa pushim pas suksesit i cili sjell trazira të vazhdueshme”.

Në një tjetër copë letre të bardhë thjesht thotë: “Aty ku ka vullnet, ka një rrugë”.

Është e pamundur të përcaktohet nëse shënimet ishin një reflektim i Ajnshtajnit për veten dhe famën e tij në rritje, tha Roni Grosz, arkivist i koleksionit më të madh të Ajnshtajnit në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit.

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.