The Guardian: Tirana, qyteti miqësor me fëmijët
28/02/2018 Shpërndaje

The Guardian: Tirana, qyteti miqësor me fëmijët

Gazeta më e madhe britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim të veçantë Tiranës dhe qasjes së kryeqytetit ndaj të qenit miqësor me fëmijët.

Artikulli i kushton një vëmendje sheshit “Skënderbej” dhe nismave të Bashkisë së Tiranës për ditët pa makina, që kanë sjellë ulje të nivelit të ndotjes. Në këtë artikull Tirana sakaq renditet si një nga qytetet më miqësore me fëmijët.

“Realiteti i sotëm për fëmijët që jetojnë në zonat urbane është se kalojnë shumë kohë brenda katër mureve të shtëpisë, duke luajtur me smartfonë. Por, disa qytete po e luftojnë këtë trend negativ me mënyra inovative, që i mbajnë fëmijët të shëndetshëm, socialë dhe jashtë dyerve të shtëpisë

Imagjinoni sikur jeni një fëmijë 10 vjeçar, jetoni në një qytet mesatar dhe duhet të shkoni të takoni shokun tuaj të ngushtë, 5 minuta larg, për të luajtur në një park vetëm 10 minuta që aty. Por, ka një problem: juve dhe shokut tuaj iu ndan një rrugë e rrezikshme, dhe një tjetër po aq e rrezikshme ndodhet mes jush dhe parkut. I kërkoni prindërve t’ju shoqërojnë, por ata thonë jo, sepse janë shumë të zënë.

Si këmbim, ti bisedon me shokun tënd në Snapchat apo luan me lojëra elektronike në divanin tënd. Ky është realiteti i sotëm i fëmijëve, por nuk duhet domosdoshmërisht të jetë kështu”, kështu shkruan mes të tjerash Laura Laker për “The Guardian”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.