Dita 25/ Çiftet ukrainase stërviten për luftë
19/03/2022 Shpërndaje

Dita 25/ Çiftet ukrainase stërviten për luftë

Nuk është një film, por realiteti në Ukrainë. Shumë çifte kanë zgjedhur të mos ndahen por t’i bëjnë ballë luftës bashkë.

Kur qytetet e Ukrainës u bombarduan nga ushtria ruse më 24 shkurt, ky brez dinte për luftën vetëm nga librat e historisë dhe historitë e gjyshërve të tyre pa e çuar nëpër mend se një ditë ata mund të gjendeshin në një situatë të tillë. Fati e deshi që ta përjetojnë nën lëkurë atë që kanë kaluar të afërmit dhe ia kanë dalë më së miri.

Në vend që të ishin duke takuar miqtë e tyre  për një kafe, këta të rinj ndodhen në një qendër trajnimi në qytetin jugor të Odessa-s. Aty po mësojnë rreth përdorimit të armëve dhe dhënies së ndihmës së parë.

Çdo person duhet të dijë të luftojë, dhe të ndihmojë të afërmit apo njerëz të  tjerë”, thotë Olga Moroz, e cila në profesion është një grafik dizajner po trajnohet së bashku me të dashurin e saj, i cili me profesion është një menaxher shitjesh.

Megjithëse aftësitë ushtarake janë kryesoret, Maxim Yavtushenko thotë se po ndihmon gjithashtu në përgatitjen mendore.

“Ukraina tani është vetëm dhe njerëzit që po e shikojnë se çfarë po ndodh duhet të kuptojnë se lufta që është këtu, mund të jetë edhe në shtëpinë tuaj.”

Odessa, një port piktoresk i Detit të Zi shihet si një objektiv kryesor strategjik dhe simbolik për forcat ruse. Rusia nisi sulmin e saj më 24 Shkurt në atë që Kremlini e përshkruan si një “operacion special ushtarak”.

Ndërkohë që ukrainasit kanë bërë rezistencë të fortë përballë rusëve, Presidenti ukrainas Zelensky kërkon bisedime domethënëse për paqe dhe sigurinë që Moska nuk do të vendosë kushte. Por Rusia nga ana e saj fillimisht kërkon një tekst mbi të cilin të diskutohet si kusht thelbësor për një takim mes Putin dhe Zelenski. Një takim, për presidentin ukrainas është e vetmja mundësi për Rusinë për të reduktuar dëmet e shkaktuara nga gabimet e saj. Kryenegociatori rus, Vladimir Medinski, u shpreh se delegacionet e dy vendeve duhet të përgatisin dhe të biem dakord për tekstin e një traktati.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ukrainasit po hedhin vazhdimisht raketa në Donjetck dhe në qytete të tjera të republikave popullore separatiste duke shkaktuar viktima civile.

Moska ndërkohë konfirmoi se ka përdorur raketa hipersonike Kinzhall për të goditur një depozitë të madhe nëntokësore raketash të forcave ukrainase në perëndim të vendit.

Një tjetër gjeneral rus është vrarë në Ukrainë: bëhet fjalë për gjeneralin Andrei Mordvicev. Lajmi është konfirmuar nga ushtria ukrainase me anë të një postimi në Facebook.

Lideri bjellorus Lukashenko akuzoi perëndimin se ka shtyrë Ukrainën në luftë. Ai theksoi se kishte bërë të pamundurën që të shmangte luftën. Madje ishte i gatshëm të mbyllte kufirin mes Donbas dhe Rusisë me roje kufitare bjellloruse, dhe të ofronte asistencë për Kievin. Dhe Rusia sipas tij ishte dakord por Ukraina refuzoi

Guvernatori i rajonit ukrainas të Lugansk deklaroi se në orët e para të mëngjesit së të shtunës është hapur një korridor humanitar për evakuimin e civilëve. Lajmi raportohet nga CNN. Sipas tij forcat ushtarake ruse kanë rënë dakord dhe pse nuk kanë saktësuar se sa do të zgjasë armëpushimi për të lejuar largimin e sigurtë të civilëve nga rajoni.

Skena të frikshme në një bazë ushtarake në Mikolaiv, në jug të Ukrainës. Deri tani mendohet të jenë 80 viktimat si pasojë e sulmeve ruse por ka ende trupa të pajetë në gërmadha.

Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmoi se janë 816 civilët ukrainas të vrarë dhe më shumë se 1300 kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet e qeverisë ukrainase thanë se janë 112 fëmijët që kanë mbetur të vrarë që nga fillimi i luftës në vend, ndërsa 140 të tjerë kanë mbetur të plagosur

Presidenti ukrainas Zelenski prezantoi një program asistence për ukrainasit që kanë lënë vendin si pasojë e luftës. Në mënyrë të vecantë programi parashikon punësimin e tyre në vendet e strehimit të përkohshëm. Por dhe organizimin e përpjekjeve për të rindërtuar shtëpitë dhe ndërtesat e shkatërruara në momentin që lufat do të ketë marrë fund.

Kombet e Bashkuara kanë dorëzuar ngarkesën e parë me ndihma hukanitare në qytetin ukrainas të Sumi.

Ndërsa presidenti polak Duda firmosi ligjin për mbrojtjen e atdheut, i cili parashikon dyfishimin e numrit të forcave të armatosura të vendit në 300 mijë dhe shtimin e shpenzimeve për sektorin e mbrojtjes deri në 3% të buxhetit brenda 2023-shit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.