Një lumturi e vogël
18/01/2019 Shpërndaje

Një lumturi e vogël

Siç e përmend shpesh, unë jam një super-fanse e letërsisë për fëmijë dhe një nga autoret e mija të preferuara është Laura Ingalls Wilder. Në fakt, përfundimet e librit tim “I lumtur në shtëpi”, që me gjithë modestinë mendoj se është një nga gjërat më të mira që kam shkruar ndonjëherë në tërë jetën time, janë të përqendruara në fjalitë e fundit të ‘Shtëpia e Vogël’.

Përveç librit Shtëpia së Vogël, të cilin e kam lexuar pafund, kam lexuar shumë libra nga dhe për Laura Ingalls Wilder, shkruan pozitivi.org. Kam lexuar biografinë e Caroline Fraser, Prairie Fires, kam lexuar Pioneer Girl, një autobiografi e shkruar nga Laura Ingalls Wilder që i parapriu librave “Shtëpia e Vogël” dhe Shtëpia e Vogël në Ozarks, një koleksion i pjesëve që Wilder shkroi për gazetat dhe revistat rajonale.

Në pjesët e saj të shkurtra, gjeta shumë gjëra që më interesonin, dhe veçanërisht isha e goditur nga një paragraf.

‘Ne jemi aq të tronditur dhe të mbingarkuar me gjëra në këto kohë saqë jetët tona janë të gjitha, më shumë ose më pak, rrëmujë. Unë besoj se është kjo, më shumë sesa një kohë e shkurtër, që na jep atë ndjenjën e ngutjes dhe të pafuqisë. Gjithkush po nxiton dhe zakonisht është vonë. Vini re fytyrat e njerëzve që kalojnë nëpër rrugë! Ata pothuajse të gjithë kanë një vështrim të tensionuar dhe të lodhur, dhe këdo që takoni do t’ju thotë se nuk ka më kohë për ndonjë gjë’.

Tingullon e njohur?

Epo, vini re: ajo e shkroi këtë në vitin 1924, kur jetonte në fermë në një zonë rurale të Ozarks në Misuri.

Mendoj se ne shpesh supozojmë se ndihemi të nxituar, të ngutur dhe të mbingarkuar për shkak të internetit, email-it, TV-së, dhe prej makinerive të reja. Por ja tek është Laura Ingalls Wilder që përshkruan të njëjtin fenomen.

Ndoshta kjo ndjenja e të nxituarit është një aspekt i përvojës së “sotme” për shumë të rritur; ndërsa ne supozojmë se është gizmos i ri (që vjen nga lëvizshmëria, automobila, telefona, email, ose Tëitter) të cilat bëjnë të ndihemi kështu. Jo ne fakt qenka vetja jonë.

Nëse dëshironi të shikoni listën time të 81 veprave të mia të preferuara të letërsisë për fëmijë dhe të rinj, mund ta gjeni këtu. /Gretchen Rubin/

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.